Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se në marrëveshjen e vitit 2013 përmendet vetëm Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe jo edhe Policia e Kosovës.
Kështu tha Osmani gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Osmani tha se si presidente insiston që bashkëpunimi me aleatët e Kosovës duhet të vazhdojë për gjithë territorin e Kosovës.
“Marrëveshja e vitit 2013 fokusohet vetëm FSK-ja. Policia e Kosovës ka vepruar dhe ka ushtruar mandatin e vet kushtetues në të gjithë territorin e Kosovës më shumë se dy dekada.
Dje e festuam dhe shënuam përvjetorin e Policisë së Kosovës dhe që është forca më profesionale dhe shumë etnike. Si parim i koordinimit, si presidente insistojë që të bashkëpunojmë me aleatët tanë jo vetëm për veriun, pasi kemi jugë, lindje e perëndim..Duhet të punojmë me aleatët tanë për secilin centimetër të territorit për gjithë rajonin…”, ka thënë Osmani.
Ajo po ashtu përmendi datën e 29 majit, sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it nga strukturat ilegale serbe, transmeton Telegrafi.
“29 maji na ka treguar të gjithëve se ata që janë kundër Kosovës janë dhe kundër NATO-s. Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it ka shfaqur këto forca destruktive keqdashëse që duan të sulmojnë sistemin e bazuar në vlerat mbi të cilat ndërtohemi ne. Sigurisht që punojmë me NATO-n dhe KFOR-in. Marrëveshja e vitit 2013 ka qenë e ngushtë dhe për të gjitha institucionet tona të sigurisë ne synojmë që në të ardhmen e afërt të jemi pjesë e institucioneve euroatlantike”, ka thënë Osmani.
E para e vendit, potencoi se ka forca keqdashëse që po mundohen ta sulmojnë Kosovën.
“Për shkak se Kosova është forcë historike e NATO-s, ka forca keqdashëse që duan ta sfidojnë dhe rrënojnë atë. Nuk duhet ta lejojmë këtë që të ndodh. Kosova dhe rajoni rrezikojnë të bëhen pika të ndezjes për shkak të keqdashjes ruse dhe agjendës destabilizuese të duarve të zgjatura.
Kosova po jeton ndërhyrje të huaja të paligjshme dhe obstruksion të autoritetit legjitim të vendit tonë në veri dhe në shumë raste kjo ka sjellë dhe agresion siç është definuar nga e drejta ndërkombëtare dhe praktikat. Veriu i Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.
Presidentja Osmani theksoi se nuk do të lejojnë që veriu i Kosovës të bëhet fushë betejë e ambicieve hegjemoniste të autokratëve rajonal.
Ajo po ashtu u shpreh se janë të përkushtuar për ta integruar komunitetin lokal duke i ruajtur të drejtat e tyre.
Osmani gjatë fjalës së saj ka falënderuar NATO-n për prezencën dhe ndihmën e deritanishme në Kosovë për të ofruar siguri dhe stabilitet.
E para e shtetit të Kosovës ka thënë se sulmet në veri ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe sulmuesit duhet të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së
Alternativa: Orhan Murtezani është kandidat për ministër në Ministrinë e Eurointegrimeve
Për të zgjidhur kaosin, tetovarët parkojnë veturat në oborret e shkollave
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit