LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Kryetari i AKR-së, deputet në Kuvendin e  Kosovës, Behgjet Pacolli ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mungesën e një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Pacolli përmes një reagimi në Facebook thotë se shqiptarët shquheshin për mirësinë dhe mikpritjen e tyre, veçanërisht në shtëpitë e tyre.

“Është e papranueshme që një kryeministër i rëndësishëm si Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe homologu i tij kosovar të mos ketë kohë për një takim qoftë edhe të shkurtër!”, ka shkruar Pacolli.


Edi Rama në Prishtinë takon Osmanin, por jo edhe Kurtin
Lexo po ashtu Edi Rama në Prishtinë takon Osmanin, por jo edhe Kurtin

Pacolli thotë se ndjehet  i shqetësuar se dikush në Kosovë po tenton të denigrojë figurën e Edi Rames.

“Për Kurtin  kam vetëm një pyetje, kush ishte lideri i fundit shqiptar, ballkanik apo botëror që publikisht, duke e parë në sy mikpritësin e tij, në Beograd, përseriti disa herë se “Kosova është shtet i pavarur”!!!!”

“Kryeministër Rama, Kosova dinjitoze i di vlerat e tua!!!”, ka shkruar tutje Pacolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Siguri
“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

Lajme
Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Drejtësi
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Lajme
Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Lajme
Kalo në kategori