Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, ka treguar se pas zgjedhjeve të 6 qershorit kishte njoftuar LDK-në se nuk dëshironte që emri i saj të propozohej për një mandat të dytë si presidente.

Osmani ka sqaruar se deklaratat e saj të mëhershme për një mandat të dytë ishin bërë në një situatë tjetër politike, kur, sipas saj, ishte krijuar një mundësi e re në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Kur e kam përmendur mandatin e dytë kanë qenë rrethana të tjera, kemi pasur një dritare të re që u hap me SHBA-të dhe kam menduar që do të ishte një dëm shumë i madh për Republikën nëse nuk e shfrytëzon atë mundësi”, ka thënë Osmani në Kanal 10.

Ajo ka deklaruar se kjo mundësi nuk ishte shfrytëzuar dhe se pas përfundimit të zgjedhjeve e kishte bërë të qartë qëndrimin e saj para strukturave të LDK-së.

“Prandaj, pasi kanë përfunduar zgjedhjet e 6 qershorit, e kam njoftuar edhe partinë dhe të parin e LDK-së se nuk do të doja që emri im as të propozohej e as të insistohej për presidente”, ka deklaruar ish-presidentja Osmani.