LAJMI I FUNDIT:

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët e Reshide Vejsa kanë fajësuar mjekët e një klinike private në Prishtinë për vdekjen e nënës së tyre.

Ideal Vejsa, në një emision për RTK-në, ka treguar se nënën e tyre e kishin dërguar për një operacion, por që gjatë përgatitjes për intervenim, asaj i ishte përkeqësuar gjendja dhe ka vdekur, transmeton Telegrafi.

“Nënën e kemi dërgu për intervenim në gjuhë. Në 2019 e dërguam nënën për analiza paraprake, që të gjitha dolën mirë, mbushëm formularët, dhe nëna u shtri për përgatitje për intervenim. Infermierët kanë përgatitur infuzionin, ku ka pasur edhe antibiotik, pra, antibiotiku ka krijuar një reagim, motra ka qenë aty, por nuk ka ditur se si të reagojë… ka filluar t’ia kontrolloi tensionin, nëna ka filluar të ketë nxehtësi… ka filluar të ketë disa shenja në trup.  Kur ka ardhur infermierja e ka ftuar anesteziologun, derisa ka ardhur ai, nënës iu ka përkeqësuar gjendja, dhe në momentin e para që nuk kanë reaguar ka shkaktuar vdekjen e nënës”, deklaroi Vejsa.


Djali i të ndjerës tregoi se ajo kishte pasur të gjitha organet vitale në gjendje të mirë shëndetësore.

Tutje, ai ka kërkuar drejtësi për rastin, derisa tregoi se lidhur me rastin janë ndërruar disa prokurorë.

Lidhur me rastin, nuk ka pasur ndonjë reagim nga klinika Royal Medical, ku edhe kishte ndodhur rasti në vitin 2019./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

Lajme
Veturat e grupit të Radoiçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës

Veturat e grupit të Radoiçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës

Lajme

"Një mirëmbajtëse tek unë paguhet 1300 euro", sipërmarrësit në Shqipëri flasin për ngritjen e çmimeve në bregdet

Lajme
Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, tetë të lënduar

Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, tetë të lënduar

Kronika e Zezë
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Siguri
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Kalo në kategori