eksperti-banner

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 20 qershor 2026.

Referuar vendimit të MINTI-it, sot çmimi i naftës është 1.40 euro për litër, tre cent më lirë se të premten, sa ishte 1.43 euro për litër.


Po ashtu, rënie ka edhe çmimi i benzinës. Sot është 1.33 euro për litër, dy cent se të premten.

Gazi mbetet njëjtë 0.67 euro për litër.

Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe zgjasin 24 orë. /Telegrafi/