Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 5 gusht.

Sipas vendimit të MINTI-t sot çmimi maksimal i lejuar i naftës 1.77 euro për litër, duke u liruar kështu për tre cent për dallim nga e marta, që ishte 1.80 euro për litër.


Çmimi i benzinës mbetet i njëjtë me të martën, 1.60 euro për litër.

Po ashtu i njëjtë edhe çmimi i gazit, 0.60 euro për litër.

Çmimet e derivateve të naftës hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe zgjasin 24 orë. /Telegrafi/