Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot kanë prezantuar rezultatet e kontrolleve zyrtare në sektorin e qumështit.

Drejtori ekzekutiv në AUV, Bekim Hoxha, ka bërë të ditur se në periudhën prill-korrik janë kryer kontrolle në depot operatorëve, në pikat kufitare, tek operatorët ekonomikë, etj.


Ai bëri të ditur se janë marr 495 mostra, gjersa janë kontrolluar për përmbajtje të yndyrës, proteinave, pranisë së vajit të palmës, yndyrave bimore, niseshtesë, qumështit pluhur, etj.

“Rezultatet kanë ofruare një pasqyrë të plotë dhe të qartë gjendjes reale të sektorit”, tha ai, ndërkaq shtoi se aksioni është ndër kontrollet më të gjera që është ndërmarrë në sektorin e qumështi, raporton Telegrafi.

Sipas tij, këto kontrolle kanë identifikuar një numër të madh mospërputhjes.

“Nga analizat laboratorike janë identifikuar disa mospërputhje. Nga gjithsej 93 mospërputhje, 46 raste kanë të bëjnë me praninë ose deklarimin e vajimit të palmës. Kjo përfaqëson pothuajse gjysmën e të gjitha mospërputhjeve të evidentuara gjatë aksionit dhe e bën vajin e palës çështjen më të shpeshtë të identifikuar”, tha ai.

Sipas tij, analizat kanë treguar se mbi 91 për qind të rasteve të mospërputhjeve, përbërësit nuk janë deklaruar në etiketë në mënyrën e kërkuar bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ai tha se kjo nënkupton se konsumatori nuk ka pasur informacion të plotë dhe të saktë për produktin që ka blerë.

“Kur një produkt përmban vaj palme, yndyra bimore kjo duhet të deklarohet qartë... konsumatori duhet të informohet saktë”, u shpreh ai.

Hoxha tha më tej se nga kontrollet po ashtu është evidentuar se një numër i madh i operatorëve ekonomikë posedonin aprovime për përpunimin e qumështit dhe produkteve të qumështit, por nuk posedonin autorizime të veçanta për prodhimin apo përpunimin e produkteve që përmbajnë vaj palme, yndyrë bimore, qumësht pluhur apo përbërës tjerë zëvendësues.

Ai tutje tregoi se inspektorët e AUV-it kanë zhvilluar kontrolle të detajuara edhe në objektet prodhuese.

“Në shumicën e rasteve janë evidentuara praktika të mira dhe standarde të kënaqshme të operimit. Në rastet tjera janë evidentuar mangësi që kanë kërkuara masa korrigjuese të menjëhershme... Bazuar në këto gjetje, agjencia ka vepruar menjëherë. Operatorëve ekonomikë u është kërkuar korrigjimi i etiketimit, deklarimi korrekt i përbërësve, ndarja fizike e produkteve me orgjinë shtazore nga produktet me yndyra bimore, si dhe pajisja me autorizimet përkatëse”, tha ai.

Ndërkaq, sipas tij, në rastet kur janë konstatuar mospërputhje serioze janë ndërmarr masa administrative, si ndërprerje e prodhimit dhe tërheqje e produkteve nga tregu.

Nga gjithsej 495 mostra të kontrolluara, numri më i madh i mostrave i përket kategorisë së djathit-gjizë 113 mostra, qumështi pijet e qumështit 94 mostra, ajka - krem qumështi 83 mostra.

Kategoritë tjera përfshijnë produkte të ndryshme, 75 mostra margarinë, yndyra bimore 67 mostra, kos-jogurt 57 mostra dhe gjalpë 6 mostra.

Nga gjithsej 495 mostra të kontrolluara, numri më i madh i mostrave i përket kategorisë së djathit-gjizë 113 mostra, qumështi pijet e qumështit 94 mostra, ajka - krem qumështi 83 mostra, raporton Telegrafi.

Kategoritë tjera përfshijnë produkte të ndryshme, 75 mostra margarinë, yndyra bimore 67 mostra, kos-jogurt 57 mostra dhe gjalpë 6 mostra.

Nga gjithsej 471 mostra të analizuara, janë identifikuar me 93 mospërputhje në nivel përbërësish, që korrespondon me 19.75 për qind të mostrave.

“Kategoria me numrin më të lartë të mospërputhjeve ishte vaji i palmës, me 46 raste apo 49.5 për qind e të gjitha mospërputhjeve. Ndjekur nga yndyra dhe vajrat bimor me 25 raste apo 26.9 për qind, niseshte apo amidoni me 18 raste ose 19.4 për qind dhe qumështi pluhur me 4 raste ose 4.3 për qind.

Shumica dërmuese e mospërputhjeve, 85 raste apo 91.4 për qind lidheshin me përbërës të detektuar por të padeklaruar në etiketë, ndërkaq vetëm 8 raste, apo 8.6 për qind përfshin përbërës të deklaruar por të pa detektuar gjatë analizës.

“Dëshiroj të theksoi se ky aksion nuk është ndërmarr kundër sektorit të qumështit, por përkundrazi është zhvilluar me interes të prodhuesve që investojnë në cilësi, zbatojnë ligjin dhe konkurrojnë ndershëm në treg. Është detyrë e institucioneve të sigurojnë që të gjithë operatorët të operojnë sipas të njëjtave rregullave dhe standardeve... Vetëm kështu mund të kemi treg të drejtë dhe të besueshëm.

Po ashtu, dua t’ju sigurojë qytetarëve se rezultatet e këtij aksioni nuk duhet të interpretohen si tregues se sektori i qumështit në Kosovë është i pasigurt. Megjithatë, gjetjet e evidentuara tregojnë se ka nevojë për vazhdimin e kontrolleve dhe forcimin e mbikëqyrjes institucionale”, tha ai.

Sipas Hoxhës një nga rekomandimet kryesore që del nga ky proces është nevoja për rregulla më të qarta për të gjithë operatorët lidhur me prodhimin, autorizimin, emërtimin dhe etiketimin e produkteve që përmbajnë vajra bimore dhe përbërës tjerë zëvendësues te qumështi.

Ai paralajmëroi se AUV do të vazhdojë me kontrolle zyrtare.

“Mbrojta e shëndetit publik, garantimi i sigurisë ushqimore dhe informimi i drejtë i konsumatorëve janë prioritet institucionalë”, tha ai. /Telegrafi/