Russell Crowe rikthehet në ekran me një nga rolet më të veçanta të karrierës së tij, duke interpretuar Manco Kapak, një emigrant shqiptar dhe pronar klubi nate me lidhje të rrezikshme me botën e krimit.


Në thrillerin e ri kriminal The Get Out , fituesi i çmimit Oscar, Russell Crowe, sjell një personazh shqiptar në qendër të një historie ku e kaluara kriminale, tradhtia dhe dëshira për të nisur një jetë të re përplasen në mënyrë të pamëshirshme. Filmi fillon të shfaqet në CineStar nga data 6 Gusht.

Crowe interpreton Manco Kapak, një shqiptar që ka ndërtuar jetën e tij në Los Angeles, ku drejton një klub nate të suksesshëm. Por pas fasadës së biznesmenit të respektuar fshihet një e kaluar e lidhur me botën e krimit dhe një rrjet i rrezikshëm financiar. Kur Manco vendos të largohet nga një jetë e tillë dhe të nisë një kapitull të ri, gjithçka merr një kthesë të papritur.

Një grabitje, kërcënimet e karteleve dhe një blerës misterioz e rikthejnë atë në një botë nga e cila mendonte se kishte shpëtuar. I rrethuar nga rreziku dhe i detyruar të përballet me pasojat e së kaluarës së tij, Manco duhet të përdorë gjithë zgjuarsinë dhe përvojën e tij për të mbijetuar.

Me një kombinim të tensionit, aksionit dhe humorit të zi, The Get Out sjellë një histori të paparashikueshme krimi, ku asgjë nuk është ashtu siç duket. Për publikun shqiptar, filmi merr një dimension të veçantë me Russell Crowe në rolin e një personazhi shqiptar – një figurë komplekse, karizmatike dhe e rrezikshme, e cila gjendet në qendër të një rrjeti ku çdo vendim mund të ketë pasoja fatale.

Përveç Russell Crowe, në kastin e filmit janë edhe Luke Evans, Teresa Palmer, Aaron Paul dhe Nina Dobrev.

Biletat dhe më shumë informacione i gjeni në cinestarcinemas-ks.eu përmes aplikacionit CineStar Kosova ose në arkat e kinemasë!