Nëse jeni në kërkim të një pune të re apo dëshironi të avanconi në karrierë, edhe këtë javë Telegrafi Jobs sjell mundësi për profile dhe përvoja të ndryshme.

Në përzgjedhjen javore përfshihen gjashtë pozita të hapura nga Viva Fresh Store, cpit comparit GmbH dhe Solace Management Ltd, në fushat e shitjes, teknologjisë, dizajnit, menaxhimit të pronave dhe marketingut.


Mundësi për t’u bërë pjesë e ekipit të Viva Fresh Store

Viva Fresh Store ka hapur konkurse për pozitat Sektorist/e dhe Pranues Malli në Ferizaj. Të dyja pozitat janë me orar të plotë dhe u drejtohen kandidatëve të interesuar për të ndërtuar përvojë ose për të vazhduar angazhimin profesional në sektorin e shitjes me pakicë.Këto vende pune përbëjnë një mundësi për persona të organizuar, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për të punuar në një ambient dinamik.

Dy mundësi karriere në teknologji, me katër ditë pune në javë

Kompania cpit comparit GmbH ka hapur dy konkurse në Prishtinë për pozitat Senior Product Designer – UX/UI dhe Senior Lead .NET Developer – C#/.NET.

Pozitat u drejtohen profesionistëve me përvojë në teknologji, dizajn digjital dhe zhvillim të softuerit. Kompania ofron katër ditë pune në javë, me pagë të plotë, model hibrid të punës dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm profesional.

Dy role për profesionistët e menaxhimit dhe marketingut

Solace Management Ltd po zgjeron ekipin në Prishtinë dhe ka hapur konkurse për pozitat Property Manager dhe Sales Development and Marketing Manager.

Këto pozita u drejtohen profesionistëve me përvojë në menaxhimin e klientëve, sektorin e patundshmërive, shitje, zhvillim biznesi ose marketing, të cilët kërkojnë të avancojnë në karrierë dhe të marrin më shumë përgjegjësi profesionale.

Mundësia e radhës ju pret në Telegrafi Jobs

Nëse jeni në fillim të karrierës, po mendoni për një ndryshim profesional apo kërkoni një pozitë me më shumë përgjegjësi, konkurset e kësaj jave në Telegrafi Jobs ofrojnë mundësi për profile dhe nivele të ndryshme përvoje.

Vizitoni Telegrafi Jobs, shqyrtoni kriteret për secilën pozitë dhe aplikoni për vendin e punës që përputhet më së miri me aftësitë, përvojën dhe synimet tuaja profesionale.

Pranues Malli

Apliko Tani!

Viva Fresh Store

Senior Product Designer (UX/UI) 4-Day Workweek

Apliko Tani!

cpit comparit GmbH

Senior Lead .NET Developer (C# / .NET) 4-Day Workweek

Apliko Tani!

cpit comparit GmbH

Property Manager

Apliko Tani!

Solace Management Ltd

Sales Development and Marketing Manager

Apliko Tani!

Solace Management Ltd