LAJMI I FUNDIT:

Gjilani i pandalshëm, merr fitoren e tretë radhazi

Gjilani i pandalshëm, merr fitoren e tretë radhazi

Gjilani ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Dukagjinin në Klinë me rezultat 0-1.

Ndeshja nisi qetë me dy skuadrat që luanin me shumë kujdes, duke krijuar edhe disa gjysmë raste.

Por për të parë golin e parë në këtë sfidë, u desh të pritej minuta e fundit e pjesës së parë.

Ishte sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka që realizoi një gol të bukur me kokë për t’i dhënë epërsinë mysafirëve 0-1.

Me rezultatin 0-1 në të mirë të Gjilanit u mbyllën edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Deri në fund të ndeshjes, përkundër insistimit të mysafirëve për të barazuar rezultatin një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Gjilani mori tre pikët.

Me këtë fitore Gjilani blindon pozitën e tretë në tabelë me 38 pikë, derisa Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 26 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Dukagjini luan në udhëtim te Malisheva, derisa Gjilani para adhuruesve të vet pret Prishtinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës

Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës

Përfaqësueset
Barcelona po tenton ta shes yllin e skuadrës për ta paguar klauzolën e Nico Williams

Barcelona po tenton ta shes yllin e skuadrës për ta paguar klauzolën e Nico Williams

La Liga
Rakitic shpërndan një postim që trazon ujërat te kroatët, pas barazimit me Shqipërinë

Rakitic shpërndan një postim që trazon ujërat te kroatët, pas barazimit me Shqipërinë

Përfaqësueset
Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024: Vëmendja në sfidën Turqi - Portugali

Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024: Vëmendja në sfidën Turqi - Portugali

Ndërkombëtare

"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut

Përfaqësueset
Kritikat e mëdha për Harry Kane, reagon edhe legjenda Alan Shearer

Kritikat e mëdha për Harry Kane, reagon edhe legjenda Alan Shearer

Ndërkombëtare
Kalo në kategori