LAJMI I FUNDIT:

Dëshpëruan me Spanjën, Spalletti pritet t’i bëjë pesë ndryshime ndaj Kroacisë

Dëshpëruan me Spanjën, Spalletti pritet t’i bëjë pesë ndryshime ndaj Kroacisë

Kroacia dhe Italia do të luajnë ndeshjen vendimtare të hënën mbrëma me fillim nga ora 21:00 për të kaluar nga Grupi B në Leipzig.

Pas dy ndeshjeve të para, Spanja ka gjashtë pikë, Italia tre, dhe Kroacia dhe Shqipëria nga një pikë në Grupin B.

Do të jetë një ndeshje shumë interesante, derisa Italia pas dëshpërimit ndaj Spanjës pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion.


"Kroatët vuajtën ndaj Shqipërisë” - Buffon i bindur që Italia kalon Kroacinë
Lexo po ashtu "Kroatët vuajtën ndaj Shqipërisë” - Buffon i bindur që Italia kalon Kroacinë

Sipas asaj që ka raportuar ‘Football-Italia’, trajneri italian Luciano Spalletti për këtë arsye do të vendosë të bëjë ndryshime të shumta për ndeshjen me Kroacinë,

Për shkak të paraqitjes së dobët ndaj spanjollëve, sulmuesi Gianluca Scamacca, anësori Federico Chiesa, mesfushorët Jorginho dhe Davide Frattesi dhe mbrojtësi Giovanni Di Lorenzo mund të humbasin vendin në 11-shen e parë.

Jorginho dhe Scamacca mund të zëvendësohen nga Bryan Cristante dhe Mateo Retegui, ndërsa një opsion për zëvendësimin e Jorginhos është Nicolo Fagioli, ylli i ri i Juventusit të cilit së fundmi i ka skaduar pezullimi për baste.

Lojtarët e Italisë e kanë të ndaluar të mbajnë një numër specifik në fanellat e tyre
Lexo po ashtu Lojtarët e Italisë e kanë të ndaluar të mbajnë një numër specifik në fanellat e tyre

Kapiteni i Napolit, Di Lorenzo, pati probleme me ruajtjen e Nico Williams dhe Andrea Cambiaso që u fut nga banka nuk ia doli më mirë, kështu që Matteo Darmian mund të jetë lojtari që do të vendoset në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Lorenzo Pellegrini mund të zhvendoset më shumë në qendër për të formuar një ‘tetë’ në tandem me Nicolo Barella dhe Bryan Cristante, derisa treshja e sulmit do të ishte Giacomo Raspadori Mateo retegui dhe Mattia Zaccagni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme

Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme

Ndërkombëtare

"Mu zhduk gjithë pasioni që kisha për lojën, isha afër tërheqjes nga futbolli" - dështoi te Arsenali, flet për periudhën e vështirë që kaloi

Premier League
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Shtatë klube shqiptare mbesin në garë, katër eliminohen - kundërshtarët dhe orari në Ligën e Konferencës

Shtatë klube shqiptare mbesin në garë, katër eliminohen - kundërshtarët dhe orari në Ligën e Konferencës

Ligat tjera
Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Bundesliga
Tifozët e Barcelonës po hedhin monedha në TikTok për të 'financuar' transferimin e Nico Williams

Tifozët e Barcelonës po hedhin monedha në TikTok për të 'financuar' transferimin e Nico Williams

La Liga
Kalo në kategori