LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video që tregon se si Shakira keqtrajtohej nga vjehrra në publik, ndërkohë që Pique qëndronte indiferent

Publikohet video që tregon se si Shakira keqtrajtohej nga vjehrra në publik, ndërkohë që Pique qëndronte indiferent
Foto: Twitter

Ndarja mes Shakiras dhe Gerard Piques vazhdon tash e gjysmë viti, por lavanderia e pistë ende po del në pah për atë që po ndodhte brenda marrëdhënies së tyre.

E së fundmi në rrjetet sociale është bërë virale një video e vjetër në të cilën shihet nëna e ish-futbollistit duke bërë një gjest aspak të këndshmes ndaj ish-nuses së saj, e cila është kritikuar mjaft.


Ndonëse prej kohësh flitej se marrëdhënia e Shakiras me ish-vjehrrën e saj ishte shumë e mirë, në videon e ringjallur në rrjetet sociale nga fansat e Shakiras vlerësohet një moment jo-dashamirës i Montserrat Bernabeut ndaj artisten.

Shakira e zbuloi tradhtinë e Piques përmes frigoriferit: Kur ajo nuk ishte në shtëpi, dikush po e hante reçelin e papëlqyer nga e gjithë familja
Lexo po ashtu Shakira e zbuloi tradhtinë e Piques përmes frigoriferit: Kur ajo nuk ishte në shtëpi, dikush po e hante reçelin e papëlqyer nga e gjithë familja

Në video shihet se të dyja po flisnin pranë Piques dhe në një moment të bisedës, ish-vjehrra i shtrëngon Shakiras faqen e majtë dhe më pas i bën shenjë që të heshtë, shkruan Marca.

Foto: Twitter

Reagimi i Shakiras nuk mund të shihet pasi ajo ishte kthyer me shpinë nga kamera që incizoi ngjarjen, por nuk do të dukej si një bisedë miqësore, pasi Monserrat Bernabeu bën gjeste me duar dhe fytyra e saj nuk tregon se po bënte shaka.

Foto: Twitter

Ndërkohë që kjo po ndodh, Pique as nuk i kushton rëndësi asaj që po ndodh dhe flet me një njeri që është gjithashtu në prapaskenë.

Shakira përndryshe ka vendosur një kukulle shtrige në tarracën e shtëpisë së saj në Barcelonë, e cila shikon drejtpërdrejt nga shtëpia e ish-vjehërrve të saj, një situatë që e ka shqetësuar shumë Montserrat Bernabeun.

Pasi i përmendi në këngës si orë e lirë, marka e famshme 'Casio' i reagon Shakiras: Mund të mos jemi 'Rolex', por klientët tanë janë besnikë ndaj nesh
Lexo po ashtu Pasi i përmendi në këngës si orë e lirë, marka e famshme 'Casio' i reagon Shakiras: Mund të mos jemi 'Rolex', por klientët tanë janë besnikë ndaj nesh

Programi spanjoll Más Vale Tarde (MVT) raportoi se gazetari Marc Leirado Millan tregoi se nëna e Piques madje kishte folur me një nga punonjëset e Shakiras për ta hequr atë kukull dhe të mos e kthente me pamje nga shtëpia e saj.

Mediat theksuan se pavarësisht kësaj, këngëtarja ka vazhduar ta vendos shtrigën në të njëjtin pozicion – duke e bërë kështu si në shenjë hakmarrjeje ndaj gjyshes së fëmijëve të saj. /Telegrafi/

Foto: Twitter

Në trend Magazina

Më shumë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina
Dua Lipa në një

Dua Lipa në një "dimension" tjetër në setin fotografik për revistën e njohur

Magazina
Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kalo në kategori