LAJMI I FUNDIT:

Pasi i përmendi në këngës si orë e lirë, marka e famshme ‘Casio’ i reagon Shakiras: Mund të mos jemi ‘Rolex’, por klientët tanë janë besnikë ndaj nesh

Pasi i përmendi në këngës si orë e lirë, marka e famshme ‘Casio’ i reagon Shakiras: Mund të mos jemi ‘Rolex’, por klientët tanë janë besnikë ndaj nesh

Këngëtarja kolumbiane Shakira u bë trend botëror pasi publikoi këngën e saj me DJ Bizarrap, në të cilën bën një numër të madh thumbimesh pas ndarjes me ish-futbollistin spanjoll, Gerard Pique.

Në këngë, Shakira aludon për fuqizimin, vetëbesimin dhe këshillon se si të vazhdohet jeta pas një ndarje dashurie, megjithatë, me këtë këngë që tashmë ka kaluar 50 milionë shikime në 24 orët e para, përmendi edhe disa marka që nuk hezituan t’i përgjigjen kolumbianes.


“Ti ndërrove një Ferrari me një Twingo. Ke ndërruar një ‘Rolex’ për një ‘Casio’”, citohet në një pjesë të këngës së Shakiras ne Bizarrap. Menjëherë në rrjetet sociale u krijua një debat mbarëbotëror, pasi mund të kuptohet si referencë për ish-partneren e saj.

Megjithatë, marka e orëve “Casio” ka përfituar nga ekspozimi që këngëtarja kolumbiane i bëri në suksesin e saj me argjentinasin Bizarrap dhe u përgjigj me delikatesë me një postim në Instagram.

“Ne na pëlqen që kjo na spërkat”, ka shkruar marka e orëve në llogarinë e saj në Instagram, së bashku me një imazh të një ore të papërshkueshme nga uji, duke bërë të qartë se nuk ka fare shqetësim për krahasimin me orën e famshme të markës “Rolex”.

Duhet theksuar se në një pjesë tjetër të këngës së Shakirës dëgjohet: “Vetëm muzikë bëj, më fal që të spërkata”, me të cilën artistja bën lojë fjalësh me mbiemrin e kampionit të botës me Spanjën në vitin 2010.

Në një seri postimesh që marka “Casio” publikoi nga llogaria e tij zyrtare, ajo gjithashtu iu kundërpërgjigj artistes kolumbiane me një tjetër status në rrjetin social Twitter.

“Shakira, ne mund të mos jemi një ‘Rolex’, por është e qartë se klientët tanë janë besnikë ndaj nesh”, ka shkruar marka e famshme në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori