LAJMI I FUNDIT:

Shakira e zbuloi tradhtinë e Piques përmes frigoriferit: Kur ajo nuk ishte në shtëpi, dikush po e hante reçelin e papëlqyer nga e gjithë familja

Shakira e zbuloi tradhtinë e Piques përmes frigoriferit: Kur ajo nuk ishte në shtëpi, dikush po e hante reçelin e papëlqyer nga e gjithë familja

Shakira thuhet se zbuloi tradhtinë e ish-it të saj, Gerard Pique duke gjetur një të dhënë të fshehur në frigoriferin e tyre dhe vazhdoi ta referojë atë në një nga klipet e saj muzikore.

Këngëtarja 45-vjeçare, e cila u nda nga futbollisti në qershor të vitit 2022 pas 11 vitesh së bashku, kuptoi se partneri i saj kishte një lidhje jashtëmartesore kur zbuloi se një kavanoz me reçel luleshtrydhe në frigoriferin e tyre, ishte ngrënë ndërsa ajo ishte larg, shkruan DailyMail.


Shakira më pas vazhdoi t’i referohej kësaj në një video muzikore për këngën e saj “Te Felicito” të publikuar në prill, e cila shfaqte kokën e bashkëpunëtorit të saj Rauw Alejandro brenda një frigoriferi të hapur.

Sipas tabloidit ShowNews Today, Shakira e dinte që Gerard dhe fëmijët e tyre nuk e pëlqenin reçelin e luleshtrydheve, dhe kështu ajo mendoi se dikush tjetër kishte qëndruar në shtëpinë e tyre kur gjeti kavanozin me mungesë reçeli.

Pasi i përmendi në këngës si orë e lirë, marka e famshme 'Casio' i reagon Shakiras: Mund të mos jemi 'Rolex', por klientët tanë janë besnikë ndaj nesh
Lexo po ashtu Pasi i përmendi në këngës si orë e lirë, marka e famshme 'Casio' i reagon Shakiras: Mund të mos jemi 'Rolex', por klientët tanë janë besnikë ndaj nesh

Shakira u kthye në shtëpi nga një periudhë udhëtimi kur vuri re se reçeli në frigoriferin e saj ishte ngrënë dhe ajo e dinte se pjesa tjetër e familjes së saj nuk e pëlqente atë.

Këngëtarja pak a shumë e kishte treguar këtë gjë në klipin e saj “Te Felicito”, ku ajo mund të shihet duke hapur një frigorifer, për t’u përshëndetur nga koka e Rauwit.

Gerard që atëherë ka dalë publikisht me të dashurën e tij të re Clara Chia Marti, ndërkohë Shakira e ka thumbuar atë në këngën e saj të re ‘diss’, e cila që atëherë ka kryesuar top-listat globale të Spotify.

Kjo vjen pasi u raportua gjithashtu se Shakira ka nisur ndërtimin e një muri për të ndarë shtëpinë e saj nga ajo e ish-vjehrrës së saj pas ndarjes nga Gerard.

Prona e saj spanjolle është e lidhur në disa zona me atë të ish-vjehërrve të saj dhe ajo po kërkon t’i ndajë ata, sipas mediumit spanjoll Marca.

Gazeta raporton se një kamera televizive vuri re një mikser çimentoje duke punuar rreth shtëpisë së Shakiras në Barcelonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori