Jennifer Aniston shfaqet në formë të shkëlqyer gjatë pushimeve me partnerin Jim Curtis

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston, ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve në ishullin Mallorca, Spanjë, ku është fotografuar duke shijuar momente relaksi në një jaht luksoz me partnerin e saj Jim Curtis.
Ylli i serialit “Friends” ka treguar linjat e saj elegante me një kostum banje, duke ekspozuar barkun e tonifikuar gjatë kohës që pushonte në det.
Ajo kishte zgjedhur një kombinim me pjesën e sipërme të bikinit në ngjyrë të zezë dhe pjesën e poshtme rozë, të shoqëruar me syze dielli dhe një kapelë të zezë.

Gjatë udhëtimit me jaht, Aniston është parë duke marrë rreze dielli, duke biseduar me partnerin dhe duke bërë edhe ushtrime fizike.
Në pushime iu bashkuan edhe ish-kolegja e saj nga “Friends”, Courteney Cox, aktori Pedro Pascal dhe producenti Judd Apatow.
Grupi shijoi aktivitete të ndryshme si not, kajak dhe zhytje.
Lidhja mes Jennifer Aniston dhe Jim Curtis u bë publike në vitin 2025, pasi ata u panë së bashku gjatë pushimeve në të njëjtin vend.
𝐎𝐦𝐠 𝐉𝐄𝐍𝐍𝐈𝐅𝐄𝐑 𝐀𝐍𝐈𝐒𝐓𝐎𝐍 ❤️🔥❤️🔥 pic.twitter.com/Twe48f0fuK
— CarolAniston (@jenanistoworld) July 28, 2026
Aniston ka folur pozitivisht për Curtis, duke e përshkruar si një njeri “shumë të veçantë”, “normal” dhe “të mirë”.
Curtis, i cili merret me hipnoterapi, ka treguar se ata janë njohur përmes miqve të përbashkët dhe se marrëdhënia e tyre u zhvillua gradualisht pas shumë bisedash. /Telegrafi/

















































