LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare artisti Martin Duffy

Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare artisti Martin Duffy

Martin Duffy, i njohur më së shumti për punën e tij me “The Charlatans” dhe “Primal Scream”, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Muzikanti i talentuar luajti një rol kyç me të dy grupet, duke shfaqur në dy albumet e para të “Primal Scream” përpara se të bashkohej me “The Charlatans” në 1996.

Duke konfirmuar vdekjen e Duffyt në një postim në rrjetet sociale të martën (20 dhjetor), këngëtari kryesor i “The Charlatans”, Tim Burgess, vlerësoi ‘shpirtin e tij të bukur’ dhe për rolin e tij në suksesin e grupit.

Foto: Getty

“Një tjetër humbje tragjike e një shpirti të bukur. Martin Duffy ndërhyri për të shpëtuar Charlatans kur humbëm Robin – ai luajti me ne në Knebworth dhe ishte një mik i vërtetë. Ai bëri turne me mua në grupin tim solo gjithashtu – ishte një kënaqësi për të kaluar kohë me të”, shkroi ai.

Muzikanti i lindur në Birmingham iu bashkua grupit “Felt” në vitin 1985 kur ishte 16 vjeç pasi frontmeni Lawrence postoi një reklamë në një dyqan të regjistrimeve të Virgin në qytet.

Më vonë ai iu bashkua “Primal Scream”, duke luajtur fillimisht në dy albumet e para të grupit – “Sonic Flower Groove” të 1987-ës dhe albumin e vetë-titulluar të vitit 1989 – përpara se të bëhej anëtar me kohë të plotë në fund të vitit.

Pasi anëtari themelues i “The Charlatans”, Rob Collins vdiq në një aksident me makinë, Duffy iu bashkua grupit në minutën e fundit kur ata mbështetën Oasis në Knebworth, dhe ai luajti në “Tellin’ Stories” të vitit 1997.

Familja e muzikantit dhe “Primal Scream” nuk kanë komentuar ende për vdekjen e tij, por homazhet kanë ardhur nga fansat pas postimit emocional të Tim Burgess. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gazetarja Eva Murati publikon momentin kur tifozi hyri në fushë gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri

Gazetarja Eva Murati publikon momentin kur tifozi hyri në fushë gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri

Magazina
Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Magazina
Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Magazina
Massimiliano Varrese jep intervistën e parë në Shqipëri, flet për Heidin dhe pyetet për lidhjen e saj të re në BBVA

Massimiliano Varrese jep intervistën e parë në Shqipëri, flet për Heidin dhe pyetet për lidhjen e saj të re në BBVA

Magazina
Kalo në kategori