LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Anglisë në “Katar 2022” – a munden “Tre Luanët” ta fitojnë Kupën e Botës?

Formacioni i mundshëm i Anglisë në “Katar 2022” – a munden “Tre Luanët” ta fitojnë Kupën e Botës?

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka disa vendime të mëdha për të marrë përpara ndeshjes së parë të fazës së grupeve të së hënës me Iranin.

Pritja pothuajse ka mbaruar. Anglia më në fund do të fillojë Kupën e Botës “Katar 2022” të hënën pasdite kur do të përballet me Iranin në stadiumin Khalifa International.

‘Tre Luanët’ arritën në gjysmëfinale në Rusi katër vjet më parë dhe më pas iu afruan edhe më shumë trofeut në Euro 2022, duke humbur nga Italia me penallti në finalen e Wembley.


Kështu, këtë herë, ata po kërkojnë të bëjnë një hap më tej në Katar dhe më në fund të marrin në dorë një trofe të parë të madh ndërkombëtar që nga viti 1966.

Por, kë duhet të zgjedhë Southgate për të filluar turneun kundër Iranit?

Mediumi i njohur Goal.com ka publikuar 11-shen e tyre me formacionin e mundshëm të Anglisë, me Southgate që besohet se mund të rreshtohet me 4-3-3.

Në portë pritet të jetë Jordan Pickford, me krahët e mbrojtjet nga Kieran Trippier dhe Luke Shaw, ndërsa në qendër Ben White dhe John Stones.

Mesfusha pritet t’i besohet Declan Rice dhe Jude Bellingham në qendër, ndërsa Phil Foden me një rol pak më të avancuar.

Në sulm, Southgate mund të paraqitet me treshen, Bukayo Saka, Harry Kane dhe Raheem Sterling. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori