Nga Ronaldo te De Jong: 15 transferimet e mëdha që mund të ndodhin ende para mbylljes së afatit kalimtar veror
Cristiano Ronaldo dhe Frenkie de Jong janë vetëm dy nga emrat e shumë lojtarëve që mund të ndryshojnë skuadër.
Tashmë kanë ndodhur disa transferime të profilit të lartë këtë verë, me Erling Haaland që kaloi te Manchester City dhe Robert Leëandoëski që iu bashkua Barcelonës.
Megjithatë, ndërsa fillimi i sezonit të ri është pothuajse afër, trajnerët gjithmonë preferojnë që skuadrat e tyre të kenë më shumë lojtarë.
Goal.com ka zgjedhur 15 emrat më të lakuar deri më tani në këtë afat kalimtar të cilët mund të ndërrojnë skuadër para 1 shtatorit
Frenkie de Jong
Një nga sagat më të gjata të transferimeve të verës është ai i Frenkie de Jong në Manchester United.
Herët ose vonë ky transferim mund të ndodh.
Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo nuk ka luajtur ende një ndeshje parasezonale me Man United për arsye personale.
Ai duhet se kërkon larigmin dhe thuhet se vetëm Atletico Madridi e do.
Antony
Pavarësisht nëse Ronaldo qëndron në Old Trafford apo jo, Ten Hag e do Antonyn te Ajax.
United tashmë ka bërë një ofertë për brazilianin.
Jules Kounde
Jules Kounde te Chelsea dukej se ishte një marrëveshje e përfunduar, por Barcelona u kthye në garë dhe duket se tashmë ka mbyllur marrëveshjen.
Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso
Chelsea do të tentojë të bllokojë çdo përpjekje të Barcelonës për të nënshkruar me Cesar Azpilicuetan dhe Marcos Alonson.
Azpilicueta dhe Alonso kanë ende edhe nga një vit kontratë me Chelsean.
Sergej Milinkoviç-Savic
Nuk kalon asnjë verë që Sergej Milinkoviç-Savic nuk është i lidhur me Juventusin.
Lucas Paqueta
Lëvizja e shumëpërfolur e Lucas Paqueta nga San Paolo në AC Milan nuk shkoi sipas planit. Ai luajti te Lyon dhe tani po lidhet me një tjetër lëvizje të madhe, këtë herë te Arsenal.
Bernardo Silva
Bernardo Silva donte të largohej nga Manchester City verën e kaluar dhe klubi ishte i gatshëm ta linte të largohej. Portugezi donte Spanjën, me Barcelonën dhe Atletico Madridin që ishin të interesuar.
Barça ende e sheh Bernardon si një nënshkrim të ëndrrave.
Neymar
PSG ka bërë të ditur se do të dëgjojë ofertat për Neymar, ku tashëm flitet edhe për Manchester United dhe Newcastle si të interesuar.
Marc Cucurella
Manchester City dhe Pep Guardiola tash e një kohë janë vënë pas spanjollit.
Por Brighton nuk po bie dakord për Marc Cucurella me Man Cityn, pasi qytetarët nuk duan të paguajnë shumë parë sic kanë bërë në të shkuarën.
Timo Werner
Thomas Tuchel tashmë ka hequr qafe një sulmues si Romelu Lukaku. Mos u habitni fare nëse Timo Werner është i radhës.
RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich janë të interesuar në Bundesligë, ndërsa pas nuk qëndrojnë as Newcastle dhe Juventus.
Gini Wijnaldum
Pak më shumë se një vit më parë, Gini Winjaldum ishte një lojtar kyç në Liverpool, ndërsa te Paris Saint-Germain, nuk e ka gjetur vetën. Roma thuhet po udhëheqë garën për nënshkrimin e tij.
Memphis Depay
Është e qartë se Memphis Depay është tepricë te Barcelona, ndërsa nuk përjashtohet një rikthim në Ligën Premier, ku ndër klubet e interesuara është edhe Manchester United.
Viktor Osimhen
Victor Osimhen nuk është në shitje dhe nigeriani thotë se është i lumtur në Napoli, por disa klube të Ligës Premier janë vënë pas tij.
Milan Skriniar
Milan Skriniar është lidhur vazhdimisht me një transferim te Paris Saint-Germain, por edhe Chelsea nuk qëndron prapa.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari
Italianët çmendën pas “Mandzukicit të ri”
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City