LAJMI I FUNDIT:

Zhvillohet xhiro e parafundit në BKT Superligë, vëmendja tek ndeshjet e skuadrave që po luftojnë për mbijetesë

Zhvillohet xhiro e parafundit në BKT Superligë, vëmendja tek ndeshjet e skuadrave që po luftojnë për mbijetesë

Jemi futur në javën e 35-të apo e parafundit për edicionin 2021/22 në elitën e futbollit kosovar BKT Superliga.

Tanimë kampioni dhe skuadrat që do të shkojnë në Evropë dihen, si dhe dy ekipet që kanë rënë direkt nga kategoria.


Por lufta e madhe në këtë dy xhiro po zhvillohet për pozitën e tetë, pozitë që i lë skuadrat në barazh.

Drenica, Malisheva, Dukagjini dhe Prishtina janë skuadrat që po luftojnë për t’iu shmangur pozitës së tetë në tabelë.

E ndeshja kryesore e ditës së sotme në BKT Superligë zhvillohet në kryeqytet, ku përballë njëra tjetrës janë dy rivalët e vjetër Prishtina dhe Drita.

Kryeqytetasit me një pikë nga kjo përballje do të ishin të kënaqur pasi nuk do të rrezikonin më atë pozitën e tetë, derisa gjilanasit kërkojnë triumfin për pozitën e dytë pasi kanë ende gjasa.

Dukagjini do ta zhvillojë njërën nga duelet më të rëndësishme, pasi në Klinë pret Llapin që tanimë nuk ka objektiva pasi ka siguruar Evropën dhe nuk mund të shkoj më lartë se pozita e katërt.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Drenicës dhe kampionit të ri të Kosovës, Ballkanit që do të zhvillohet në Skenderaj.

Ndërkohë nxehtë pritet të jetë edhe përballja Gjilani – Malisheva, me vendasit që kërkojnë pikët për ta siguruar vendin e dytë, derisa mysafirët pikët për t’i ikur fundit.

Krejt në fund do të përballen në Lipjan dy skuadrat e rëna tanimë nga elita e futbollit kosovar, Ulpiana dhe Feronikeli.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro në BKT Superligën e Kosovës fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori