LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Mbrëmë (e martë) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Bayern Munichut dhe Real Madridit që përfundoi 2-2 në Allianz Arena, një tifoze shqiptare që ishte e mbështjellur me flamurin kombëtar mori vëmendjen e mediave botërore.

Derisa pushtoi rrjetet sociale me paraqitjen e saj në pjesën e parë të ndeshjes mes Bavarezëve dhe Los Blancos, natyrisht lindi kureshtja është se kush është vajza dhe kush ishte bukuroshja tjetër afër saj.


E gjithë skena ndodhi në fundin e minutës së 37-të, dhe bukuroshet shqiptare u shfaqën në ekranet botërore për disa sekonda në transmetim të drejtpërdrejt.

Vajza me flamurin kuq e zi është Azra Jashari, ndërsa Rina Halili kishte të veshur fanellën e Real Madridit, të shoqëruara nga Albano Halili (32-vjeçar).

Të tre të rinjtë shqiptarë janë nga Kumanova dhe janë tifozë të mëdhenj të klubit spanjoll.

Azra është 27-vjeçare dhe ushtron profesionin e ekonomistes, gjersa Rina (25-vjeçare) ka përfunduar studimet për gjuhën angleze, por që ushtron profesionin e make-up artistes.

Padyshim që prezenca e tyre në një ndeshje të nivelit të lartë dhe duke shfaqur flamurin kuq e zi para të gjithë botës, është një nga ndjenjat më të mira për çdo shqiptar – por edhe për faktin që kjo skenë pak sekondshe u bë virale në gjithë botën në rrjetet sociale.

Kjo pamje nuk do të jetë e fundit padyshim, pasi Kampionati Evropian që do mbahet pikërisht në Gjermani nga 14 qershori po afron dhe do të shohim më shpesh flamurin kuq e zi të valëvitet lartë në mbështetje të Kombëtares së Shqipërisë që është në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. /Telegrafi/

@sstivii

Bayern – Real Madrid 2-2 @Azra @rinahalili 🥰 #championsleague #fans #albaniangirls 🇦🇱#xyzbca #fyp

♬ الصوت الأصلي – ˹яαнℓ˼

@hashimka01 Man said we ain’t watching the no mo💀😭.#championsleague #footballtiktok #fyp #albania🇦🇱 ♬ الصوت الأصلي – Tazar_Sport

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori