Ka ndërruar jetë polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, i cili ditë më parë ishte aksidentuar gjatë kryerjes së detyrës.

Kryeziu, prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e lëndimeve të marra në aksident. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.


Edhe Xhamia e Pajtimit në fshatin Bubavec ka publikuar njoftimin mortor për ndarjen nga jeta të Kryeziut, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij.

“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se, edhe pas përpjekjeve maksimale dhe luftës së madhe për jetën, sot Altini na la!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.


Për ndarjen nga jeta të Kryeziut ka reaguar edhe drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili e ka kujtuar atë si zyrtar të devotshëm dhe koleg shembullor.

“I rëndë lajmi që nga sot nuk je në mesin tonë Altin Kryeziu. Do të kujtohesh përherë si zyrtar i devotshëm i organizatës sonë, si koleg, mik e shok shembull për të gjithë ne. Ishe shkurt në këtë botë por do të jetosh gjatë në mendjet dhe zemrat tona”, ka shkruar Graishta.

Ndërkohë, familjarët kanë njoftuar se detajet për ceremoninë e varrimit do të bëhen të ditura me kohë.Detajet për ceremoninë e varrimit, sipas njoftimit të publikuar, do të bëhen të ditura me kohë. /Telegrafi/