LAJMI I FUNDIT:

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bayern Munich dhe Real Madridi kanë dhuruar një spektakël futbolli në Allianz Arena në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Aksione të mrekullueshme, gola të bukur dhe dy penallti u panë në barazimin dramatik 2-2 mes Bayernit dhe Realit.


Megjithatë lojtari që dështoi më së shumti në këtë sfidë ishte koreani Kim Min-Jae, i cili bëri dy gabime në golat e Los Blancos.

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena
Lexo po ashtu Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

“Ai ishte shumë ‘lakmitar’ dy herë. Ai bëri lëvizjen e parë shumë herët kundër Vinicius në golin e parë dhe u kap nga pasimi i Toni Kroos. Ai spekuloi dhe ishte shumë agresiv”.

“Në golin e dytë, fatkeqësisht ishte një tjetër gabim. Ishim pesë kundër dy, kishim epërsinë numerike të futbollistëve. Nuk kishte nevojë të mbrohej në mënyrë agresive kundër Rodrygo”.

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

“Në momentin që Eric Dier ishte gati të ndihmonte, Kim e rrëzoi Rodrygon. Fatkeqësisht me cilësinë e tyre, këto gabime ndëshkohen. Por mirë, ndodh. Duhet të ecim përpara”, deklaroi Tuchel pas ndeshjes.

Koreani ishte lojtari me notën më të dobët në fushë dhe gabimet e tij i kushtuan Bayernit me një barazim 2-2 në ndeshjen e parë, derisa ajo e kthimit zhvillohet pas një jave në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/