LAJMI I FUNDIT:

Don Destani, emri i ri i skenës shkëlqen në projektin e tij debutues “Angelina”

Don Destani, emri i ri i skenës shkëlqen në projektin e tij debutues “Angelina”
Foto: Don Destani/YouTube

Reperi i ri i estradës, Don Destani, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Angelina” mban titullin kënga e tij e re, e cila është një baladë e zhanrit hip-hop.


Për muzikën dhe tekstin është kujdesur vet reperi interpretues.

Foto: Don Destani/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft interesant, i cili i përshtatet tematikës së këngës.

Don Destani është një emër i ri i skenës, në tentim për t’u shndërruar në një nga emrat eminentë të muzikës hip-hop të së ardhmes. /Telegrafi/