LAJMI I FUNDIT:

I ofroi ndihmë rreth shërimit, Adriana Matoshi i përgjigjet Labit: Operacioni nuk ka kushtuar aq shtrenjtë, kolegët e shoqëria më kanë ndihmuar

I ofroi ndihmë rreth shërimit, Adriana Matoshi i përgjigjet Labit: Operacioni nuk ka kushtuar aq shtrenjtë, kolegët e shoqëria më kanë ndihmuar

Një përkrahje morale e financiare ditën e sotme për Adriana Matoshin e ka bërë edhe këngëtari Labinot Tahiri.

Labi theksoi se është i gatshëm edhe për të mbledhur para nëse i nevojiten aktores, e cila njoftoi se i është rikthyer tumori në tru pas nëntë vitesh.


Ndihmës së ofruar iu përgjigj deputetja e Kuvendit të Kosovës që e falënderoi duke shtuar se operacioni nuk i ka kushtuar shumë shtrenjtë dhe se për këtë i kanë ndihmuar edhe shoqëria e njerëzit e afërm.

Foto: Screenshot/Facebook

“E vlerësoj shumë iniciativën e faleminderit nga thellësia e shpirtit. Faleminderit Zotit operacioni im nuk ka kushtuar aq shtrenjtë dhe gjithashtu koleget dhe shoqëria më kanë ndihmuar”.

“Uroj që gjithsecili njeri që është i sëmurë ta ketë forcën e Zotit për t’i përballuar dhimbjen e njerëzit përreth që e kanë zemrën e madhe për kontribut. Ju dua fort”, u përgjigj Matoshi.

Labi për Adriana Matoshin: Nëse i duhet ndihma jonë ne jemi aty 24 orë
Lexo po ashtu Labi për Adriana Matoshin: Nëse i duhet ndihma jonë ne jemi aty 24 orë

Aktorja nga Gjilani për herë të parë u diagnostikua me tumor në tru në vitin 2012, kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

Ajo tha se tani iu rikthye pas një kohe të gjatë gjë të cilën besohet se do ta kalojë sërish.

Sot gjithashtu u krijua eventi “Ecim për Adrianën” në shenjë solidarizimi për artisten e mirënjohur, ku morën pjesë figura të shumta publike e qytetarë. /Telegrafi/

Figurat publike e qytetarët në përkrahje të Adrianës

Në trend Magazina

Më shumë

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Magazina
Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Magazina
Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj

Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj "The Passport"

Magazina
Zbulohet e vërteta, Dafina Zeqiri nuk është shtatzënë!

Zbulohet e vërteta, Dafina Zeqiri nuk është shtatzënë!

Magazina
Pasi zbulohet misioni i saj, Elsa Lila mbyll zyrtarisht rrugëtimin në Ferma VIP

Pasi zbulohet misioni i saj, Elsa Lila mbyll zyrtarisht rrugëtimin në Ferma VIP

Magazina
Kalo në kategori