LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj i reagon publikisht Edi Ramës: Thuaj jo Bregoviqit kryeministër, tregohu burrë një herë në jetë e mos na lëndo më shumë

Ramë Lahaj i reagon publikisht Edi Ramës: Thuaj jo Bregoviqit kryeministër, tregohu burrë një herë në jetë e mos na lëndo më shumë

Tenori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, i ka bërë një kërkesë publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në një letër të hapur të publikuar në rrjetin social Facebook, i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mos lejojë artistin boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, që të paraqitet në Festën e Birrës në Korçë.


Lahaj shton se në emër të të gjitha nënave dhe të mbijetuarve të luftës, nuk është e udhës që të ftohet për të argëtuar njerëzit, një person i cili dikur ka frymëzuar paramilitarët serbë me muzikën e tij.

Ramë Lahaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Tutje, tenori i njohur shton se shpreh gatishmërinë për të kënduar në vend të tij me shumë artistë tjerë, ani pse siç thotë ai, zhanri i tij nuk është për festivale birrash – por që do të ishte në gjendje ta bënte këtë vetëm e vetëm për të mos e parë një artisti si Bregoviqi në skenën e një festivali shqiptar.

Ky është shkrimi i plotë nga Ramë Lahaj:

“Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin!
Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret!
Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër!
Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve”, shkruan tenori shqiptar në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian,

Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"

Magazina

"Më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin" – Reagon Bora Zemani pas fjalëve të Romeos

Magazina
Çun Lajçi: Në Pulmologji kur po vdisja nga Covidi, Sali Berisha po më ofronte transfer në Stamboll me shpenzimet e veta

Çun Lajçi: Në Pulmologji kur po vdisja nga Covidi, Sali Berisha po më ofronte transfer në Stamboll me shpenzimet e veta

Magazina
'Vëllai i Madh' organizon sonte festë në BBVA për ditëlindjen e Meriton Mjekiqit - ftohen edhe ish-banorët

'Vëllai i Madh' organizon sonte festë në BBVA për ditëlindjen e Meriton Mjekiqit - ftohen edhe ish-banorët

Magazina
Sara Gjordeni me fjalë emocionuese teksa pret të bëhet nënë: Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?

Sara Gjordeni me fjalë emocionuese teksa pret të bëhet nënë: Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?

Magazina
Adelina Ismaili emocionohet në emision, kur i ftuari i tregon se ia ka vënë vajzës emrin e saj

Adelina Ismaili emocionohet në emision, kur i ftuari i tregon se ia ka vënë vajzës emrin e saj

Magazina
Kalo në kategori