LAJMI I FUNDIT:

Java e ardhshme vendimtare për të ardhmen e Jerome Boateng

Java e ardhshme vendimtare për të ardhmen e Jerome Boateng

Jerome Boateng aktualisht është një futbollist i lirë dhe në pritje për ta mësuar skuadrën e re.

Qendërmbrojtësi gjerman u largua pas 10 viteve nga Bayern Munich pas përfundimit të kontratës së tij.


Megjithatë tani e një muaj pasi ka mbetur i lirë, Boateng ende nuk është angazhuar tek ndonjë skuadër.

Mediat gjermane kanë raportuar se Boateng gjatë javës së ardhshme do të vendos përfundimisht për të ardhmen e tij.

32-vjeçari është kontaktuar nga shumë klube si në Gjermani, Spanjë, Francë, Angli, Itali e Holandë.

PSV Eindhoven dhe Hertha Berlin janë duke u parë si skuadrat favorite për të nënshkruar me lojtarin, pasi tanimë i kanë bërë oferta zyrtare.

Gjithsesi në garë për t’i fituar shërbimet e mbrojtësit veteran mbeten edhe Roma, Lazio, Tottenham Hotspur, Sevilla dhe Monaco.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Boateng, i cili është duke kërkuar nga klubet kontratë tri vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori