LAJMI I FUNDIT:

“Po na vendosin çipin”, Gjiko dhe Elita vaksinohen kundër COVID-19

“Po na vendosin çipin”, Gjiko dhe Elita vaksinohen kundër COVID-19

Çifti i njohur i estradës, Gjiko dhe Elita Rudi, janë vaksinuar sot (e mërkurë) në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Reperi dhe moderatorja e njohur kanë ndarë me fansat e tyre në rrjetet sociale, momentin e marrjes së vaksinës, me ç’rast kanë kontribuuar në ngritjen e vetëdijes që të gjithë duhet ta bëjnë një gjë të tillë.


I njohur për karakterin e tij satirik, Gjiko vendosi të publikojë për fansat e tij në InsatStory një video, përmes së cilës tregonte se Elita ka qenë insistuese për të mos marrë vaksinën në fillim.

Gjiko dhe Elita në sallën “1 Tetori” për të marrë vaksinën (Foto: Gjiko/InstaStory)

Ai përdori teorinë e shumëpërfolur të “çipave”, që ishte aluduar në fillim të shpikjes së vaksinës, se ajo mund të ketë përmbajtje teknologjike dhe se ka qenë kjo arsyeja pse ndodhi pandemia.

Në videot e publikuara, Gjiko përdor shpesh termin “çip”, duke ironizuar me shaka se dyshes tashmë u janë vendosur çipat në trupat e tyre.

Çipat është një teori e rrëzuar poshtë nga shkenca dhe shtete e mëdha, duke e cilësuar si një thashethem pa bazë dhe thjeshtë paranojë e njerëzve të caktuar – pasi vaksina është e sigurt dhe deri më tani ka treguar rezultat.

Reperi Gjiko përndryshe është treguar mjaft aktiv gjatë kësaj vere me dy bashkëpunime shumë të suksesshme, njëri me Ermalin, dhe tjetri me Norën dhe Melindën – të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori