LAJMI I FUNDIT:

Dani dhe Sevdai Radogoshi vizitojnë Shtëpinë e të Moshuarve për iftar

Dani dhe Sevdai Radogoshi vizitojnë Shtëpinë e të Moshuarve për iftar
(Foto: Facebook/Halil Kastrati)

Këngëtari i mirënjohur, Ramadan Krasniqi-Dani dhe aktori i humorit, Sevdai Radogoshi-Qumili, e kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve, Jetimat e Ballkanit’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Halil Kastrati është shprehur i nderuar për prezencën e dy mysafirëve për iftar.


“Sonte në iftar te Shtëpia e të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’. Sot për iftar na nderuan Sevdai Radogoshi ‘Qumili’ me djalë”.

(Foto: Facebook/Halil Kastrati)

“Ramadan Krasniqi DANI me djalë dhe miq të shoqatës. Zoti i shpërbleftë!”, ka shkruar Kastrati në një postim në Facebook.

Në ndërkohë, Kastrati i ka shpërndarë edhe disa fotografi të përbashkëta, ndërsa artistët kanë qenë të shoqëruar nga djemtë e tyre. /Telegrafi/