LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora gati të ulet në karrigen e “The Voice Australia”, shkëlqen me dukjen senzacionale në spektaklin e talenteve

Rita Ora gati të ulet në karrigen e “The Voice Australia”, shkëlqen me dukjen senzacionale në spektaklin e talenteve

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është gati të ulet në karrigen gjykuese të spektaklit të talenteve “The Voice”, në Australi.

Ajo është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë krahas emrave të njohur: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.


Spektakli i famshëm i talenteve në Australi ka nisur këto ditë xhirimet, ku artistja me prejardhje nga Kosova është shfaqur senzacionale në një veshje plot shkëlqim.

Foto: The Voice/Instagram

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, që janë realizuar gjatë prapaskenave të spotit reklamues të “The Voice Australia”, Rita shihet shumë me stil, ndërsa ka zgjedhur të veshë një fustan blu plot shkëlqim.

Rita Ora shijon pushimet në Australi krah një mashkulli misterioz - shfaq format trupore në paraqitjet me bikini
Lexo po ashtu Rita Ora shijon pushimet në Australi krah një mashkulli misterioz - shfaq format trupore në paraqitjet me bikini

Në një prononcim për The Daily Telegraph , këngëtarja Ora tha: “Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e ‘The Voice’ këtë vit. Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin mahnitës këtu”.

Foto: The Voice/Instagram

Rita këto ditë ndodhet në Sydney bashkë me motrën e saj, Elenën, ku përveç spektaklit janë të zëna edhe me promovimin e mini-albumit më të fundit të Ritës, “Bang”.

Motra e këngëtares, njëherësh menaxherja e saj, Elena Ora, publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi ku u shfaq bashkë me 30-vjeçaren, ndërsa shkëlqenin të dyja.

Foto: Elena Ora/Instagram

Rita dukej joshëse me një kopstum blu, gjersa jo më pak tërheqëse dukej edhe Elena, e cila pozoi me një fustan portokalli dhe të gjatë.

Këto fotografi të dy motrave Ora u pëlqyen dhe komentuan në masë të madhe nga ndjekësit e tyre. /Telegrafi/

Foto: Elena Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori