Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, i ka të shumta sukseset në karrierën e saj si aktore.
Përkundër faktit që ka qenë gjithnjë shumë e hapur për jetën e saj private, jo e njëjta ka ndodhur edhe për jetën e saj private, të cilën për shumë kohë e ka ruajtur me fanatizëm.
Megjithatë së fundmi është zbuluar se ajo është në lidhje dashurie me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, që dikur ka luajtur për ekipin vendor, Feronikeli.
E përcjellur me kamerë nga emisioni “Prive”, Adriana u kap gjatë një shëtitje rutinore me të dashurin në Parkun e Gërmisë, ndërsa konfirmoi lidhjen me qendërmbrojtësin afrikan.
“Unë nuk jam tip që dal shumë. Ti e di që unë e kjam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë shumë më parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ – po vetëm aq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë. Unë më përpara bnuk e kam njohur Keithin, as Keithi nuk e ka ditur kush jam unë. Nuk është dashuruar ky në mua për shkak se unë jam aktore, apo unë në të për shkak se ky është futbollist dhe ndoshta kjo e ka bërë që ne të jemi shumë të afërt. Ne jemi dashuruar në shpirtrat e njëri-tjetrit.
Duke qenë se të jetuarit në Prishtinë, mund t’i kushtojë me përballjen me komentet e shumta raciste për të dashurin e saj, Matoshi tha nuk i merr parasysh të tilla paragjykime
Për që paragjykojnë njerëzit – njerëzit gjithmonë paragjykojnë. Po nuk është që më bën shumë përshtypje po edhe s’është që më vjen mirë nëse veç njerëzit kanë kohë, e shohin një portal përshembull e shohin ‘Adriana me një djalë që është në ngjyrë tjetër’. Mua më vjen keq për këtë [Keithin], më vjen keq për njerëzit që mendojnë në atë mënyrë. Por për jetën time personale mua mundet të më gjykojë vetëm Zoti, sepse askush nuk i ka veshur këpucët e mia me ecë nëpër rrugët që unë kam kaluar deri më sot, dhe të di qysh unë jam ndjerë për sa kohë kaq qenë vet edhe për sa kohë ndoshta kom pas nevojë e kam shumë rrëfime që ndoshta edhe do ua kishin tharë shpirtin njerëzve, por nuk jam çelur. Por përderisa unë ndjehem mirë në këtë lidhje me partnerin tim, mendoj që askujt nuk duhet t’i interesojë.
Duke qenë se Keith është shtetas i Belgjikës, çifti duket se ende nuk e kanë vendosur se ku do ta kalojnë të ardhmen e tyre dhe për këtë futbollisti tha se kanë vendosur t’ia lënë kohës.
“Ne nuk e dimë se çfarë sjellë e ardhmja. Jam ende i ri dhe kam karrierën përpara. Adriana ka thënë që ne e duam njëri-tjetrin por ti duhet gjithashtu të mendosh për veten. Nuk i bëjmë presion njëri-tjetrit dhe kjo është shumë gjë e mirë. Nëse kam mundësi më të mirë diku tjetër, Adriana më inkurajon të vazhdojë dhe ne do e gjejmë mënyrën për të ruajtur lidhjen. Nëse ka mundësi të mirë në Kosovë, do i them po”, ka thënë Keith Groeneveld. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRobert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush
E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”
Hailey Bieber tregon me kranari barkun në rritje, gjatë një daljeje me Justin, pas lajmeve të shtatzënisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore