LAJMI I FUNDIT:

Takime interesante në Mitrovicë dhe Vushtrri në javën e tretë të Superligës së Kosovës në hendboll

Takime interesante në Mitrovicë dhe Vushtrri në javën e tretë të Superligës së Kosovës në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Sot (e mërkurë) luhen katër ndeshje të javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Janë disa ndeshje në të cilat pritet të ketë rivalitet.

Derisa kampioni, Besa Famgas, është favorit i madh ndaj Drenicës (18:30), më shumë rivalitet pritet të ketë në takimin në mes të Trepçës e Vëllaznimit.


Dy skuadrat me traditë takohen nga ora 19:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Interesante pritet të jetë edhe ndeshja në mes të Vushtrrisë e Llapit, që zhvillohet nga ora 20:00.

Prishtina është favorite e madhe ndaj Kastriotit, kurse kjo ndeshje luhet nga ora 18:00 në kryeqytet. Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Zhegrës e Prizrenit, që zhvillohet të enjten nga ora 19:00.

Zhvillohen edhe dy prej ndeshjeve të mbetura në Superligën e Kosovës në konkurrencë të femrave. Të mërkurën prej orës 19:00 është ndeshja e mbetur e xhiros së dytë në mes të Istogut dhe Samadrexhës. Të enjten është ndeshja e mbetur e xhiros së parë në mes të Vushtrrisë dhe Vëllaznimit (17:30).

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
Veprim i shëmtuar nga tifozi i United ndaj Rashfordit - anglezi u ndal nga Antony para një skene shokuese

Veprim i shëmtuar nga tifozi i United ndaj Rashfordit - anglezi u ndal nga Antony para një skene shokuese

Premier League
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori