LAJMI I FUNDIT:

Festivali i Këngës në RTSH fton artistët për pjesëmarrje në edicionin e 59-të, përkundër situatës me COVID-19

Festivali i Këngës në RTSH fton artistët për pjesëmarrje në edicionin e 59-të, përkundër situatës me COVID-19
Arilena Ara (Foto: Facebook)

Përkundër situatës së krijuar prej muajsh me COVID-19, drejtuesit e Radiotelevizionit shqiptar (RTSH), kanë vendosur që “Festivali i Këngës” të mbahet si gjithnjë në fund të muajit dhjetor.

Me anë të një postimi të ndarë në rrjetin social, Facebook, RTSH bëri thirrje për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e Festivalit të 59-të të Këngës.


Po ashtu, janë publikuar edhe disa kritere teknike të festivalit marrë parasysh që fituesi e përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’.

Festivali i këngës në RTSH (Foto: Facebook)

Siç thuhet më tej, afati i dorëzimit të materialeve është caktuar nga data 1 dhe 2 tetor, e që më pas do të përzgjidhen për garë.

Ky është postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“FESTIVALI 59-të i KËNGËS NË RTSH

Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për të qenë pjesëmarrës në Festivalin e 59 të Këngës.

Përzgjedhja e këngëve pjesëmarrëse do të kryhet nga komisioni i seleksionimit të këngëve në bazë të dëgjimit të tyre. Konkurrentët duhet të dorëzojnë pranë stafit të festivalit në Radio Tirana ose në postën elektronike festival@rtsh.al këngën e plotë me të gjitha specifikimet teknike si më poshtë:

1. Versionin përfundimtar të këngës të kënduar në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.

2. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale me backvocal në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.

3. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale pa backvocal në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.

4. Partiturën Vokale (me nota) të këngës e shoqëruar me tekstin përkatës në çdo masë.

5. Partiturën e plotë të këngës në nota (transkiptimin) e cila do të ekzekutohet live, për të gjithë formacionin orkestral të Festivalit (orkestër simfonike + band).

6. Versioni MIDI FILE i këngës.

7. Tekstin e plotë.

8. Foto të këngëtarit nëse është pjesëmarrës për herë të parë në Festival.

9. Biografi e shkurtër artistike e këngëtarit (aktiviteti, pjesëmarrjet, çmimet etj).

– Të gjitha materialet e kërkuara më sipër duhet të jenë përfundimtare dhe të dorëzohen në datat 1 dhe 2 Tetor 2020 në zyrën e Festivalit në Radio Tirana ose postën elektronike festival@rtsh.al

(Mos plotesimi i njërit prej elementëve të kërkuar e s’kualifikon këngën nga konkursi i përzgjedhjes)”.

Arilena Ara (Foto: YouTube)

Kujtojmë që Arilena Ara vitin e kaluar fitoi edicionin e 58-të të Festivalit të RTSH-së. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Kalo në kategori