LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora me biznes të ri, lanson koleksion dekoresh të ndryshme për enterier të dhomave të gjumit

Rita Ora me biznes të ri, lanson koleksion dekoresh të ndryshme për enterier të dhomave të gjumit

Rita Ora tashmë ka zgjeruar edhe më tutje angazhimin e saj në biznes.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, ka lansuar linjën e saj të re të dekoreve për ambientet e gjumit dhe qëndrimit ditor, shkruan The Sun.


Në të njëjtën kohë ajo vazhdon të bëjë muzikë, të jetë gjyqtare në një spektakël talentesh, teksa pret edhe publikimin e filmit “Twist”, ku ka sprovuar veten edhe si aktore.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo ka realizuar një fotosesion të brendit të saj më të ri, ku shfaqet mjaft atraktive e shtrirë në shtrat teksa promovon dizajnin e produkteve të reja të saj.

Rita Ora pozon në bibliotekë, shkëlqen e veshur kuq e zi
Lexo po ashtu Rita Ora pozon në bibliotekë, shkëlqen e veshur kuq e zi

Rita ka treguar se orari i saj i ngjeshur do të thotë që ajo ka nevojë për një gjumë të natës së mirë për të përballuar të gjitha aktivitetet e shumta që ka.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo shtoi: “Të brendshmet janë pasion i imi, ka qenë kënaqësi të jesh në gjendje të përfshij gjërat e mia të preferuara në dizajnë”.

Rita së fundmi foli për revistën LOVE për udhëtimin e saj personal dhe dëshirën për të udhëtuar më shumë, dhe i tha revistës: “Njerëzit gjithmonë shohin njërën anë timen, vajzën e çmendur që nuk di të ndalet, por unë jam në të vërtetë në zbulim”.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Unë kurrë nuk shoh vërtet askund; për të gjithë udhëtimet e mia, orari im do të thotë që kurrë nuk do të ndalem dhe ju e dini”, tregoi më tej shqiptarja.

Kim Kardashian, Rita Ora e Cara Delevigne i bashkohen kauzës për ruajtjen e klimës dhe ekosistemit
Lexo po ashtu Kim Kardashian, Rita Ora e Cara Delevigne i bashkohen kauzës për ruajtjen e klimës dhe ekosistemit

Shifrat e reja për këngëtaren me mendje biznesi zbulojnë se në hapësirën prej 12 muajsh, të ardhurat e saj u rritën nga 4.9 milionë në 10.2 milionë funte.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo arriti të ketë këto shifra falë kontratave fitimprurëse, muzikës dhe investimeve në pronë.

Rita ka rreshtuar një seri shfaqjesh me fitime të mëdha për vitin 2020, duke përfshirë një seri koncertesh në Amerikën e Jugut dhe shfaqje verore. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
Kalo në kategori