LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora pozon në bibliotekë, shkëlqen e veshur kuq e zi

Rita Ora pozon në bibliotekë, shkëlqen e veshur kuq e zi
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë shumë e angazhuar me rolin e saj si anëtare e jurisë në spektaklin “The Masked Singer”.

Ora, e cila po punon edhe në një projekt të ri muzikor, ka paralajmëruar për fansat gjithashtu se shumë shpejt do të nisë turneun e saj muzikor në Amerikën e Jugut.


Të mërkurën, 29-vjeçarja vendosi të publikojë disa fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Foto: Rita Ora/Instagram

E veshur me një fustan të kuq, kombinuar me taka të zeza, dy ngjyra këto që i flenë në shpirt këngëtares për hir të faktit që janë ngjyrat e flamurit që simbolizon kombin e saj – ajo dukej mjaft tërheqëse në këto imazhe.

Kim Kardashian, Rita Ora e Cara Delevigne i bashkohen kauzës për ruajtjen e klimës dhe ekosistemit
Lexo po ashtu Kim Kardashian, Rita Ora e Cara Delevigne i bashkohen kauzës për ruajtjen e klimës dhe ekosistemit

Në mbishkrimin e fotografive, Rita u bëri me dije fansave se ku mund të gjejnë datat përkatëse për vendet ku ajo do të performojë.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Më shumë data të koncerteve live janë konfirmuar për Amerikën e Jufut në biografinë time [në Instagram]. Shihemi së shpejti”, kanë qenë fjalët e këngëtares në Instagram.

Foto: Rita Ora/Instagram

Përndryshe, këto javë ajo ka realizuar edhe dy kampanja reklamuese për gjigantin e stolive “Thomas Sabo” dhe brendin e njohur të këpucëve “Deichmann”. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori