LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian, Rita Ora e Cara Delevigne i bashkohen kauzës për ruajtjen e klimës dhe ekosistemit

Kim Kardashian, Rita Ora e Cara Delevigne i bashkohen kauzës për ruajtjen e klimës dhe ekosistemit

Të famshmit si Kim Kardashian West, Rita Ora dhe Jaden Smith kanë shprehur mbështetjen e tyre prapa një iniciativë mjedisore, të ndërmarrë nga Cara Delevingne.

Vitin e kaluar, Cara Delevingne bashkë-themeloi iniciativën “EcoResolution” me mikun e saj Christabel Reed, një terapist i jogës dhe bashkëthemelues i platformës për ndryshime sociale, “Advaya”, shkruan The Independent.


Qëllimi i “EcoResolution” është nxjerrja në pah e çështjeve në lidhje me krizën e klimës parashtrimi i mënyrave që njerëzit të mund të bëhen më të vetëdijshëm si pjesë e jetës së tyre të përditshme.

Në një video të re të shpërndarë në kanalin e “Advaya” në YouTube, disa fytyra të famshme përshkruajnë se çfarë e bënë “EcoResolution” për të bërë një ndryshim pozitiv.

Midis tyre përfshihet super ylli Kardashian West, e cila shprehet se rezolucioni i saj mjedisor është të ndjekë një dietë me bazë bimore, dhe Jack Black, i cili thotë se ai nuk ha më mish të kuq.

Jaden Smith thotë se dëshiron të “fillojë të punojë me kompani që po ndërtojnë shtëpi të qëndrueshme për njerëzit që kanë nevojë për to”, ndërsa Rita Ora thotë se do të “shmangë përdorimin e plastikës”.

Rita Ora mbështetin projektin e “Eco Resolution” (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Yje të tjerë të paraqitur në videon e fushatës përfshijnë Willow Smith, Priyanka Chopra dhe Karlie Kloss.

Duke folur për fushatën mjedisore, Delevingne theksoi se “kriza klimatike dhe ekologjike është kërcënimi më i madh me të cilin jemi përballur ndonjëherë”, duke shtuar se “e ardhmja e jetës në planetin tonë është në rrezik”.

Delevingne tha që ajo nisi hashtagun #MyEcoResolution si një mjet për të përdorur “platformën e saj për të mirë”, duke synuar të “frymëzojë të tjerët të mësojnë, të ndajnë dhe të zotohen në angazhimet e tyre për planetin”.

Në nëntor, u raportua se Delevingne ishte në mesin e disa personazheve të famshëm të profilit të lartë, të cilët kishin mbështetur një fushatë mjedisore nga Project Zero, duke theksuar nevojën për të mbrojtur oqeanet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori