Labinot Tahiri mban premtimin, do t'i dhurojë 5 mijë euro djalit të Shpat Kasapit

Këngëtari Labinot Tahiri ka publikuar në Facebook një fotografi me artistin e ndjerë Shpat Kasapi, të realizuar në vitin 2012 në Ferizaj, duke ndarë një mesazh mbështetjeje për familjen e tij.
Postimi i tij vjen disa ditë pasi Tahiri kishte njoftuar se do të ndajë nga 150 euro për çdo mbrëmje dhe dasmë ku do të marrë pjesë, shumë të cilën ka vendosur t’ia dedikojë djalit të Shpat Kasapit.
Ai ka bërë të ditur se më 10 gusht do t’ia dorëzojë 5 mijë euro djalit të këngëtarit tashmë të ndjerë, duke theksuar se këtë veprim e bën për të mbajtur fjalën e dhënë.
Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):
"Dashuri vëlla
foto e realizuar më 2012 Ferizaj
Deshta me ju tregu krejt shqiptarëve dhe publikut të Shpatit kudo që janë, se më 10 gusht do t’ia dorëzoj 5,000€ djalit të këtij loqkomani.
Nuk e bëj për lavdi, por sepse fjala e dhanë duhet me u mbajt.
Prej kësaj shume, 600€ janë nga familja e Denisit nga Gllogjani, të cilët atë natë në dasmë, më 29 korrik, ia dhuruan me zemër. Respekt e Zoti i shpërbleftë për këtë gjest.Edhe një obligim tjetër e kam ndaj Roelit.
Me ndihmën e Zotit, shumë shpejt do t’ia siguroj një shumë të madhe parash që t’i shërbejë për tanë jetën e tij dhe më mos te ketë situata te pa lakmueshme zonja Selvie dhe familja e Shpatit.
Kujt i mundon ky veprim i imi le ta di që unë mireem me kete punë prej qe jam dale në rruge duke berë zgjidhje.
Kjo është dëshira ime dhe besoj se çdo fëmijë meriton një shans më të mirë.
Nënë Tereza na ka lënë amanet të bëjmë vepra e jo vetëm fjalë se dhe ajo ishte shqiptare.
Shqiptari kur e jep fjalën, duhet ta mbajë.
Kjo është pasuria më e madhe që kemi si komb.
Me respekt dhe mirupafshim ne gezime,
Labi, Kosovë e Shqipërise". /Telegrafi/



















































