LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx dhuron një super-shpërblim për eventin “Family Night”

Cineplexx dhuron një super-shpërblim për eventin “Family Night”

Cineplexx sjell premierën e filmit “Playing with Fire”, për të cilin do të organizojë një event “Family Night” në të dy kinematë.

Për këtë premierë më 30 janar, Cineplexx organizon eventin “Family Night” me një ofertë speciale të biletave, të cilat mund t’i blini për vetëm 3 euro për grupe nga 3-5 persona. Mirëpo, përveç kësaj Cineplexx sot ka bërë të ditur për publikun se do të dhurojë një super shpërblim.


Përveç ofertes promocionale të çmimit të biletave, kinemaja në Prishtinë do të dhurojë një udhëtim për 4 persona në Stamboll, me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga Travelmania.

Për më shumë Cineplexx në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosova sjell një super ofertë për biletat e këtij filmi. Për çdo biletë që paguani me Gold dhe Bonus Cards, merrni 1 tjetër FALAS.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në ueb faqen e Cineplexx.

Artikull i sponzorizuar