LAJMI I FUNDIT:

MC Kresha këndoi në dasmën e tij bashkë me Lyrical Sonin

MC Kresha këndoi në dasmën e tij bashkë me Lyrical Sonin

Reperi i njohur shqiptar, MC Kresha dhe Erzina Shehu, kanë kurorëzuar të dielën lidhjen e tyre me martesë.

Çifti u martuan në një dasmë shumë private me pak të ftuar, e cila është organizuar në “Hotel Garden” në Prishtinë.


Mes shumë befasive dhe momenteve të këndshme në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre, MC Kresha nuk hezitoi që t’ia thotë pak edhe këngës në dasmën e tij.

Martohen MC Kresha Erzina Shehu (Foto: Instagram)

Ka qenë bashkëshortja e Lyrical Son, ajo e cila ka publikuar në InstaStory disa video, ku dyshja e famshme e labelit PINT, shihen duke kënduar së bashku.

MC Kresha dhe Lyrical Son kanë interpretuar bashkë disa nga këngët më të njohura të repertoarit të tyre.

Në atë moment, atmosfera duket se ka qenë në kulm, përderisa gjithë të ftuarit shiheshin në disponim dhe vallëzonin.

MC Kresha dhe Erzina janë njohur me njëri-tjetrin, pasi kjo e fundit u kthye nga Kanadaja në Kosovë, ku aktualisht punon si menaxhere e brendit “Zara” në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kalo në kategori