Prishtina dhe Llapi do ta zhvillojnë derbin e javës së 31-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Si kryeqytetasit ashtu edhe llapjanët janë në kërkim të titullit të kampionit derisa ndajnë pozitën e dytë me nga 69 pikë, dy më pak se lideri Feronikeli.
Përderisa Prishtina ka publikuar disa statistika ku tregohet se Llapi nuk ka marrë asnjëherë pikë në kryeqytet, nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja e trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.
Numri një i llapjanëve thotë se dy vite më parë e ka mposhtur Prishtinën në Obiliq, ku kjo e fundit i zhvillonte ndeshjet si vendas në pamundësi që të zhvilloheshin ndeshjet në kryeqytet.
“Nuk është e vërtetë ajo që ka publikuar Prishtina, pasi unë i kam mposhtur si vendas ata. Dy vite më parë ndeshja është zhvilluar në Obiliq dhe nga disavantazhi kemi arritur të bëjmë rikthim për ta fituar ndeshjen”.
“Ndeshja mund të luhet edhe në Barcelonë apo në çfarëdo qyteti tjetër, por Prishtina ka qenë vendase”.
“Gjithsesi le të merren ata me statistika të ndeshjeve, ndërsa unë merrem vetëm me lojë dhe fjalët i tregojmë në fushë”, u shpreh Batatina.
Tutje trajneri i Llapit ka thënë se përgatitjet për këtë takim janë duke shkuar mirë dhe se nuk ka asnjë mungesë në formacion.
“Jo, nuk ka asnjë mungesë. Të gjithë lojtarët i kam në dispozicion dhe do të luaj me formacionin më të mirë”.
“Ne në çdo ndeshje futemi për fitore dhe kësisoj me këtë qëllim udhëtojmë edhe ndaj Prishtinës që të triumfojmë”, u shpreh Batatina për Telegrafin.
Numri një i Llapit u rikthye në skuadër në muajin mars dhe që nga ajo kohë ka marrë shtatë fitore radhazi duke mos barazuar në asnjë takim dhe duke mos pësuar ende humbje.
Krejt në fund Batatina ka folur edhe për rivalin për titull të kampionit Feronikelin, që këtë javë e pret Dritën.
Batatina pret nga kampioni në fuqi i Kosovës që të vazhdojë të respektojë kampionatin dhe të luaj fortë si ndaj Llapit e Prishtinës.
“Drita deri më tani e ka respektuar kampionatin duke luajtur fortë dhe lojë të bukur si me Llapin ashtu edhe me Prishtinën”.
“Pres nga ta që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe të shtunën ndaj Feronikelit, por është e drejtë e tyre se çfarë të bëjnë pasi janë në një pozitë të mirë në tabelë”.
“Gjithsesi Llapit nuk i interesojnë shumë rezultatet tjera pasi ne duam t’i marrim tri fitore në tri ndeshjet e fundit dhe të shpallemi kampionë”, u shpreh Batatina.
Pa marrë parasysh rezultatit ndaj Prishtinës, Batatina thotë se skuadra e tij nuk do të dorëzohet deri në fund.
“Ne nuk do të dorëzohemi për titull derisa na lejon matematika, por edhe nëse nuk e arrijmë titullin atëherë duam të mbesim në pozitën e dytë dhe të presim një triumf të mundshëm të Feronikelit në finale pasi mendoj se ka cilësi të fitojë finalen. Qëllimi ynë është dalja në Evropë dhe mirë që jemi në garë”, përfundoi trajneri llapjan.
Kujtojmë që ndeshja Prishtina – Llapi do të zhvillohet me gjashtë gjyqtarë, ndërsa kryesori do të jetë Genc Nuza. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë