LAJMI I FUNDIT:

Prishtina publikon statistikat, Llapi pa asnjë pikë dhe vetëm për ‘turizëm’ në kryeqytet

Prishtina publikon statistikat, Llapi pa asnjë pikë dhe vetëm për ‘turizëm’ në kryeqytet
Foto: FC Prishtina/Facebook

Klubi nga kryeqyteti, Prishtina ka publikuar statistikat e ndeshjeve me rivalin e kësaj jave, Llapin.

Bardhekaltrit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 31-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.


Kjo ndeshje është jetike për të dyja skuadrat, pasi kanë pikë të barabarta në pozitën dy dhe tre, rrjedhimisht janë në garën për titull.

Batatina: Unë i kam mposhtur dy skuadra që kishin premia për të më ndalur, nuk do t’i japim Dritës premia për ndeshjen me Feronikelin
Lexo po ashtu Batatina: Unë i kam mposhtur dy skuadra që kishin premia për të më ndalur, nuk do t’i japim Dritës premia për ndeshjen me Feronikelin

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë vendi ku do të përballen dy titanët e Superligës të shtunën pasdite.

Për Prishtinën ndeshjet si vendas ndaj Llapit janë ‘si stërvitje’, ndërsa jo edhe për llapjanët që nuk kanë fituar asnjë pikë në kryeqytet.

Batatina: Nëse bëhemi kampion, bëhemi pa ndihmën e askujt dhe me meritë
Lexo po ashtu Batatina: Nëse bëhemi kampion, bëhemi pa ndihmën e askujt dhe me meritë

Është vet klubi bardhekaltër që ka publikuar statistikat në faqen e tyre zyrtare të klubit, ku ka shkruar: “Llapi asnjë pikë në Prishtinë”.

Sipas statistikave të publikuara nga Prishtina, ‘Plisat’ kanë fituar tetë ndeshje në kryeqytet nga po aq të luajtura, ku nga to shtatë janë kampionale.

Megjithatë, Llapi ka arritur të fitojë një herë në Kastriot kur Prishtina ka qenë vendas, ndërsa dy fitore i ka edhe në Podujevë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori