LAJMI I FUNDIT:

Superliga e Kosovës vjen me tri ndeshje interesante – Llapi pret Prishtinën në derbin e javës, Feronikeli udhëton te KEK-u

Superliga e Kosovës vjen me tri ndeshje interesante – Llapi pret Prishtinën në derbin e javës, Feronikeli udhëton te KEK-u
Foto nga njëra prej ndeshjeve të kaluara (Foto: KF Llapi/Facebook)

Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar edhe tri ndeshje tjera të javës së 20-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë ditës së premte u zhvilluan tri ndeshjet e para në Superligën e Kosovës, ku u arritën dy fitore nga vendasit dhe një barazim.


Drita mposhti Drenicën me rezultat 2-0, Ferizaj triumfoi minimalisht ndaj Ballkanit 1-0, ndërsa Liria dhe Gjilani ndanë pikët me barazim 1-1.

Të gjitha lajmet rreth Superligës së Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Superligës së Kosovës

Megjithatë, sot pritet të jenë tri ndeshje edhe më interesantë në orar, ku spikat edhe derbi rajonal Llapi-Prishtina.

Foto nga njëra prej ndeshjeve të kaluara (Foto: KF Llapi/Facebook)

Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Prishtina udhëton drejt Podujevës për ndeshjen ndaj Llapit, e cila vlen më shumë se tri pikë për të dyja klubet për të mbetur në garë për titull në hap me Feronikelin.

Lideri Feronikeli mendohet të ketë punë më të lehtë në këtë javë pasi udhëton drejt Obiliqit për ndeshjen ndaj vendit të fundit në tabelë, KEK-ut.

Feronikeli synon tri pikët e radhës (Foto: KF Feronikeli/Facebook)

Takim interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Flamurtari në formë pret Trepçën ’89.

Dy ndeshjet e para pritet të fillojnë nga ora 13:30, ndërsa takimi mes Flamurtarit e Trepçës ’89 është rezervuar nga ora 17:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori