LAJMI I FUNDIT:

Lista me pesë lojtarët që Man Utd mund të nënshkruajë për të zëvendësuar Rashfordin

Lista me pesë lojtarët që Man Utd mund të nënshkruajë për të zëvendësuar Rashfordin

Këtu është një listë e pesë lojtarëve që Manchester United mund të nënshkruajë këtë verë për të zëvendësuar potencialisht anglezin Marcus Rashford.

Sulmuesi anësor i Unitedit është lidhur shumë me një largim nga Old Trafford në verë, pasi luftoi për formën këtë sezon.


Fansat kanë kritikuar ashpër performancat e Rashfordit gjatë gjithë sezonit duke bërë që ylli anglez të jetë shpeshherë pre e për abuzimit.

Reprezentuesi anglez shënoi 17 herë në Ligën Premier sezonin e kaluar, por ka arritur vetëm shtatë gola deri më tani këtë sezon.

Nëse ai largohet nga Unitedi këtë verë, lista me pesë zëvendësuesit e mundshëm veçse është e gatshme.

Donyell Malen

United është lidhur me yllin e Borussia Dortmund që nga përplasja e Jadon Sancho me menaxherin Erik Ten Hag dhe huazimin e tij pasues në Gjermani.

Malen dikur ishte një lojtar i ri në Arsenal përpara se të transferohej në PSV, dhe përfundimisht në Dortmund, në kërkim të kohës së rregullt të lojës.

Ai vlerësohet shumë nga shumë klube dhe ka qenë një figurë kyçe në garën e ekipit të tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pedro Neto

Një tjetër opsion i mundshëm është ylli i Wolves, Neto. Ai ka qenë i bujshëm deri më tani këtë sezon duke regjistruar 11 asistime dhe tre gola në 23 ndeshje.

Sidoqoftë, ai mund të jetë një rrezik i madh pasi është paraqitur në vetëm 31 ndeshje të ligës midis verës 2021 dhe 2023 shkaku i lëndimeve.

Duke pasur parasysh formën e tij dhe faktin që ai luan për një klub tjetër në Ligën Premier, çmimi i tij ka të ngjarë të jetë i rëndësishëm.

Kingsley Coman

Ylli i Bayern Munichut rrëmbeu titujt kryesorë në fillim të këtij sezoni, kur goli i tij e eliminoi Unitedin nga Evropa dhe i pa ata të përfundonin në fund të grupit të tyre të Ligës së Kampionëve.

Përpara asaj ndeshje ai foli për Sky Sports dhe nuk përjashtoi një lëvizje të ardhshme në Ligën Premier, pasi më parë ka luajtur edhe në Ligue 1 dhe Serie A.

Michael Olise

Ndërsa ai luan në të djathtë, nënshkrimi i yllit të Crystal Palace do të lejonte Alejandro Garnacho të luante në pozicionin e tij të preferuar në të majtë nëse Rashford largohet.

Ai ka qenë i lidhur fort me një lëvizje te United që nga investimi i Ratcliffe me një klauzolë lirimi të përfolur në kontratën e tij.

22-vjeçari ka luftuar me lëndime këtë sezon, por ka bërë përshtypje kur është në formë duke u përfshirë drejtpërdrejt në 11 gola në 15 paraqitje.

Nico Williams

Ylli i Athletic Bilbaos, Williams, vlerësohet shumë në Spanjë dhe disa klube të Ligës Premier kanë treguar interes për nënshkrimin e tij.

Me 20 kontribute në gola në 32 ndeshje këtë sezon, është e lehtë të kuptohet pse mund të jetë ai pasuesi i Rashford.

Si një 21-vjeçar, Williams ka shumë talent dhe potencialisht mund të jetë një opsion më i lirë nga të gjitha opsionet e mësipërme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

La Liga
Kalo në kategori