LAJMI I FUNDIT:

Nga Rui Patricio deri te Piatek: Më të mirët e vitit 2018 që shkëlqyen në sezonin e tyre të parë në top pesë ligat evropiane

Nga Rui Patricio deri te Piatek: Më të mirët e vitit 2018 që shkëlqyen në sezonin e tyre të parë në top pesë ligat evropiane
Foto: Marca

Viti 2018 ka përfunduar dhe tani është 2019, por një nga gjërat më të bukura është të kthehemi dhe të shikojmë lojtarët që shkëlqyen në debutimin e tyre në top pesë ligat më të mëdha evropiane.

Të luash në Serie A, Ligue 1, La Liga, Bundesliga dhe Premier League dhe të shkëlqesh që në sezonin e parë, nuk është aspak lehtë.


Por, Marca ia ka arritur të përmbledhë më të mirët në një formacion:

Rui Patricio (Wolverhampton Wanderers)

Iu nevojit shumë të largohet nga Sporting Lisbona, por tani në të tridhjetat, u prezantua në mënyrën më të mirë të mundshme më Ligën Premier. Ai është një nga më të mirët për Wolves.

Aaron Wan-Bissaka (Crysal Palace)

Lëndimet në skuadër ia mundësuan të luajë titullar dhe që nga muaji shkurt i 2018 ai është emëruar ketër herë lojtari i muajit te Palace.

Jean-Calir Todibo (Toulouse)

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona kanë shfaqur interesim për atë dhe kjo tregon më së mirë se cfarë sezoni ka pasur francezi.

Ryan Sessegnon (Fulham)

Pasi shkëlqeu në Championshipin anglez, ai u prit me shumë entuziazëm në Ligën Premier. Por, edhe pse arritjet nuk janë përmbushur ende, ai prapë ka pasur një sezon të mirë duke shënuar dy gola dhe asistuar në katër tjerë.

Axel Witsel (Borussia Dortmund)

Si 29 vjeçar, ai la Super Ligën e Kinës dhe kishte fatin t’i bashkohet një nga ligat më të mëdha evropiane, ku u shndërruar në një lojtar vendimtar për BVB-në.

Florian Neuhaus (Borussia Monchengladbach)

Debutoi me U21 e Gjermanisë dhe vazhdoi në të njëjtën mënyrë rritjen ne Bundesliga.

Ruben Neves (Wolves)

Kapiteni më i ri në historinë e Portos, por te Wolves ka treguar se ka eksperiencën e nevojshme për të ndihmuar skuadrën.

Reiss Nelson (Hoffenheim)

Ai është Jadon Sancho i skuadrës së tij, tashmë ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar një asistim në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve, pavarësisht se në disa ndeshje futet si zëvendësues.

James Maddison (Leicester)

Erdhi nga skuadra e Championshipit, Norwich City për 25 milionë euro me përgjegjësinë për të zëvendësuar Riyad Mahrezin. Me pesë gola dhe tre asistime, nuk është edhe keq.

Krzysztof Piatek (Genoa)

Polaku është duke e shijuar debutimin më të mirë në Serie A nga një lojtar që nga sezoni 1949/50. Vetëm Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë se Piatek, nuk duhet harruar ylli i Genoas prin me gola në Kupën e Italisë. /Telegrafi/

Foto: Marca

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori