LAJMI I FUNDIT:

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi është një futbollist i lirë pas largimit nga futbolli aziatik, por së shpejti ai mund të bëhet me skuadër të re.

Mesfushori kosovar me pasaportë të Malajzisë ka vite që bën karrierë në futbollin e Azisë si në Malajzi, Tajlandë e Australi.


Mirëpo pas largimit nga Johor DT më 1 janar, Krasniqi ka mbetur futbollist i lirë.

Ai kishte oferta nga kampionati kosovar ku u kërkua nga Gjilani dhe Ballkani, por në fund vendosi të pres një ofertë tjetër.

Ka një histori shumë të dhimbshme në karrierën e tij, lansohet kënga për Liridon Krasniqin: Qëllimi është të motivohen futbollistët e rinj
Lexo po ashtu Ka një histori shumë të dhimbshme në karrierën e tij, lansohet kënga për Liridon Krasniqin: Qëllimi është të motivohen futbollistët e rinj

Krasniqi duket se karrierën do ta vazhdoj në futbollin spanjoll, pasi ka dy ditë që po publikon video nga seancat stërvitore.

Telegrafi ka kontaktuar mesfushorin vitias, por ai nuk ka dhënë detaje se me cilin  klub është duke stërvitur.

Liridon Krasniqi mund të luajë në Kosovë: Interesime nga shumë klube, por Gjilani i ka bërë ofertë zyrtare
Lexo po ashtu Liridon Krasniqi mund të luajë në Kosovë: Interesime nga shumë klube, por Gjilani i ka bërë ofertë zyrtare

“Për momentin nuk mund të flas, së shpejti do ta mësoni edhe klubin tim të ri”, tha Krasniqi shkurtimisht.

32-vjeçari është futbollist i lirë dhe mund të nënshkruajë menjëherë, por ai e ka lënë befasi klubin e tij të ri. /Telegrafi/