LAJMI I FUNDIT:

Ka një histori shumë të dhimbshme në karrierën e tij, lansohet kënga për Liridon Krasniqin: Qëllimi është të motivohen futbollistët e rinj

Ka një histori shumë të dhimbshme në karrierën e tij, lansohet kënga për Liridon Krasniqin: Qëllimi është të motivohen futbollistët e rinj

Liridon Krasniqi është njëri nga futbollistët me historinë më të dhimbshme që mund ta keni dëgjuar ndonjëherë.

Mes shumë vuajtjesh, dështimesh, mashtrimeve që iu bën nga agjentë të ndryshëm, por ai nuk hoqi dorë kurrë për ta realizuar ëndrrën e tij të madhe që të jetë ndër emrat më të përfolur të futbollit.

Krasniqi është rritur në Munich të Gjermanisë, ku hapat e parë i mori te dy skuadrat nga i njëjti qytet 1860 Munich dhe Bayern Munich, fjala është tek akademitë e këtyre ekipeve, para se të kalonte në Nurenberg.

Në vitin 2009, Krasniqi në moshën 17-vjeçare u largua nga Gjermania për të shkuar në Republikën Çeke ku nënshkroi për Slava Pragën, e dy vite më vonë iu bashkua Mlada Boleslav.

Aventura në Çeki nuk ishte më e mira, pasi lojtari mbeti për dy vite pa luajtur dhe u rikthye në Gjermani për të filluar të punojë në ndërtimtari.

Por Liridoni në asnjë moment nuk u dorëzua në ndjekje të ëndrrës, pasi nënshkroi me Ankaraspor në vitin 2013, ku kaloi njëvit të suksesshëm te Fethiyespor në Ligën e Parë të Turqisë.

Përsëri probleme, pasi u rikthye tek ish-skuadra dhe ata nuk e lejuan të luaj me Krasniqin që një vit stërviti i vetëm para se t’i vinte rasti të transferohej në Azi, më saktësisht tek skuadra Kedah FA në Malajzi.

Transferimi te Kedah në Malajzi ka qenë zgjedhja më e mirë në jetë për Krasniqin, pasi aty menjëherë tregoi cilësitë e tij duke u bërë ndër lojtarët më të mirë në Malajzi, pasi për klubin e tij nuk diskutohej ku të gjithë ishin të dashuruar me të.

Krasniqi qëndroi plot katër vite te Kedah FA, skuadër që tani e konsiderojnë si legjendë të klubit falë golave, asistimeve dhe jetës që bënte aty, pasi ai ndihmonte jashtëzakonisht shumë tifozët e kësaj skuadre.

Nëse shkoni në qytetin Alor Setar në Malajzi, mund të gjeni dhjetëra emra ‘Liridon’, pasi banorët e këtij qyteti pagëzonin fëmijët e tyre me emrin e futbollistit nga Gërmova e Vitisë.

Krasniqi sot është padyshim njëri nga emrat më të mëdhenj të futbollit në Azi, pasi ai tani numëron rreth një milionë ndjekës në Instagram.

Pas Kedah, Liridoni luajti edhe me skuadra të tjera si Melaka, Johor në Malajzi, derisa ihste i huazuar edhe te Newcastle Jets në Australi dhe Odisha FC në Indi.

30-vjeçari ka luajtur për Shëipqërinë U21 në vitin 2011, ka debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës në vitin 2014, derisa nga viti i kaluar ka marrë pasaportën e Malajzisë dhe po luan me këtë Kombëtare ku synon kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Tani për të është lansuar edhe një këngë nga reperi shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Mustafa Sali i njohur me emrin artistik ‘Davage’ derisa këngën e ka titullar ‘Matdon’.

Krasniqi ka filluar të lë gjurmë edhe në Indi, lojtari kryesor në mesfushën e Odishas dhe synon titullin me skuadrën që ka pronar David Villan
Lexo po ashtu Krasniqi ka filluar të lë gjurmë edhe në Indi, lojtari kryesor në mesfushën e Odishas dhe synon titullin me skuadrën që ka pronar David Villan

Krasniqi në një prononcim ekskluziv për Telegrafin flet se si erdhi ideja për të bërë Davage një këngë për të.

“Më ka thirr në telefon dhe më ka treguar se dëshiron ta bëj një këngë për mua dhe karrierën time. Natyrisht e pranova me shumë dëshirë dhe jam ndjerë shumë i emocionuar”, tha fillimisht Krasniqi për Telegrafin.

“Unë personalisht jam ndjerë shumë i privilegjuar që ka një këngë për mua. Shumë artistë në Gjermani dhe Kosovë e kanë shpërndarë këngën që është pritur shumë mirë dhe më ka ardhur mirë. Ndoshta kënga nuk merr miliona klikime, por qëllimi nuk është te klikimet”.

Liridon Krasniqi dhe Davage

Tutje Liridoni thotë se kënga në gjuhen gjermane është motivuese për futbollistët e rinj, por jo vetëm që të mos dorëzohen në asnjë moment dhe të punojnë jashtëzakonisht shumë për të arritur sukses dhe për t’i realizuar ëndrrat e tyre.

“Kënga është edhe motivuese për futbollistët e rinj që vuajnë shumë, por në fund falë punës së madhe, sakrificës dhe mos dorëzimit arrijnë qëllimet e tyre në karrierë”, u shpreh Krasniqi.

Në videoklipin e kësaj kënge i pranishëm është edhe vet Liridoni, derisa teksti i këngës tregon për vuajtjet e vitiasit dhe punës së madhe që ai bëri deri në arritjen e qëllimit të tij.

Liridon Krasniqi shënoi golin e parë me Kombëtaren e Malajzisë
Lexo po ashtu Liridon Krasniqi shënoi golin e parë me Kombëtaren e Malajzisë

Sot në vitin 2022, Krasniqi është njëri nga futbollistët më të përfolur në Azi, derisa ëndrra e tij e madhe tani është që ta kualifikojë Kombëtaren e Malajzisë në Kupën e Botës.

Liridon Krasniqi fejohet me bukuroshen Agonita, publikojnë fotografinë e parë zyrtare si çift
Lexo po ashtu Liridon Krasniqi fejohet me bukuroshen Agonita, publikojnë fotografinë e parë zyrtare si çift

Duke marrë parasysh se është një futbollist që nuk dorëzohet kurrë dhe arrin me punë t’i bëjë ëndrrat realitet, nuk do të ishte befasi nëse Krasniqi pas katër viteve do të luaj në Botëror me Malajzinë e tij, vend që i ka dhënë shumë Liridonit dhe tani ky po ja kthen në fushë duke bartur fanellën e Kombëtares së tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori