LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid ka një plan për Joao Felix nëse Barcelona refuzon të paguajë shifrën e vendosur për të

Atletico Madrid ka një plan për Joao Felix nëse Barcelona refuzon të paguajë shifrën e vendosur për të

Atletico Madrid thuhet se ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh për sulmuesin portugez, Joao Felix, i cili është i huazuar te Barcelona këtë sezon.

Sipas Diario AS, nëse Barca refuzon t’i paguajë këto para dhe lojtari refuzon një lëvizje në ndonjë klub tjetër, Atletico planifikon ta ketë atë në skuadrën e tyre sezonin e ardhshëm.


Felix pretendon se e do Barçën dhe e ka dëshmuar këtë me disa paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Por gjërat u ngadalësuan për portugezin rreth dhjetorit, me Felix që humbi vendin e titullarit te Xavi dhe u bë një lojtar stoli.

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo
Lexo po ashtu Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone dhe Felix nuk u panë sy më sy përpara se lojtari të largohej për te Barça në verë. Por qëndrimi i Simeones duket se po ndryshon pasi pa Felixin duke luajtur një futboll të mirë te Barça.

“Çdo gjë e mirë që i ndodh Joaos është e mirë për ne, jam i lumtur që ai luan kaq shumë. Nëse ai duhet të qëndrojë në Barcelonë, do të jetë një e ardhur e rëndësishme për klubin dhe nëse ai kthehet, ai mund ta bëjë më mirë”, ka thënë Simeone

Toni i Simeones tingëllon sikur dikush e lë derën hapur për një rikthim të Felix në Wanda Metropolitano.

Atletico Madrid i gatshëm ta lë Joao Felixin te Barça, por vetëm me një kusht
Lexo po ashtu Atletico Madrid i gatshëm ta lë Joao Felixin te Barça, por vetëm me një kusht

Barca thuhet se po përgatitet t’i afrohet Atleticos me një tjetër ofertë huazimi për Felix, por kjo ofertë ka të ngjarë të refuzohet pasi Los Rojiblancos preferojnë një shitje të plotë.

Felix ka shënuar 10 gola dhe gjashtë asistime në 41 ndeshjet e tij për Barçën. Është kthimi i tij më i mirë me golin që kur mbërriti në Spanjë tre vjet më parë. /Telegrafi/

Na ndiqni në rrjetet tona socialeFacebookInstagramTikTokTwitter, Threads.

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori