LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora bëhet shkak i acarimeve mes çiftit David dhe Victoria Beckahmit

Rita Ora bëhet shkak i acarimeve mes çiftit David dhe Victoria Beckahmit

Çifti David dhe Victoria Beckham janë kryetemë e mediave britanike pas paraqitjes së tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve British Fashion Awards.

The Sun shkruan se çifti që peshon 500 milionë funte qëndruan gjatë gjithë mbrëmjes me shpinë të kthyer kah njëri-tjetri duke injoruar njëri-tjetrin.


Ndodhi kjo edhe pse ata u paraqitën krah për krah duke pozuar në tapetin e kuq para hyrjes në Royal Albert Hall.

Victoria Beckham u shfaq e ngrysur, Foto: The Sun

Futbollisti 43 vjeçar e prezantoi veten te mysafirët në darkën apra ceremonisë bashkë me shokun e tij Dave Gardner.

Por, sjellja e tij tejet miqësore me superyllin shqiptar, Rita Ora, ka befasuar të gjithë.

Sharmi i Ritës nuk i shpëtoi as ikonës, David Beckham

Ish anëtarja e Spice Girls, 44 vjeçarja, Victoria Beckham, u duk e frustruar teksa Beckham ishte lëvduar nga Jack Ëhitehall edhe pse ajo ishte e destinuar për çmimi.

“Kemi pritur të gjithë që ata të përqafohen para ndarjes së çmimeve, por David e pati vetëm Dave në krah të tij teksa u ngjit në skenë”, u shpreh një burim për The Sun.

Ata injoruan njëri-tjetrin, Foto: The Sun

“Ai u shfaq mjaft i tërhequr nga Rita dhe i ka thënë se ata duhet të punojnë së bashku”.

“Victoria dhe David ishin bashkë në ceremoni, të ulur afër njëri-tjetrit, por u ndanë për ‘afterparty'”.

“Ata u munduan të duken thua se nuk ka ndodhur asgjë kur tavolina e tyre u mbush me miq”, përfundoi burimi.

Ata nuk janë të panjohur – Rita dhe Becks u shfaqën bashkë edhe në Cannes. Një përqafim i hatashëm… Foto: VantageNews

Edhe gjatë verës David dhe Victoria ishin në kryetitujt e tabloideve duke u spekuluar për ndarje, por përfaqësues të tyre mohuan këto zëra.

Rita Ora nuk është hera e parë që konsiderohet si shkaktare e çarjeve në çift.

Rita Ora është e njohur si sharmante, ajo ka tërhequr edhe bashkëshortë të tjerë duke nxitur xhelozi në çift

Ajo më parë është ballafaquar edhe me akuza se ka çuar për pak drejt ndarjes Jay Z dhe Beyoncen, duke pasur një aferë me mogulin e hip hopit.

Të njëjta spekulime u përhapën edhe kur ajo kishte një relacion të afërt me Liam Payne, me të cilin realizoi këngë, për çka u besua se ky i fundit është ndarë nga e fejuara. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Kalo në kategori