LAJMI I FUNDIT:

Singullar flet për të ndjerin Gjikla: Ka qenë humbje e madhe për hip-hopin, atmosferën negative e shndërronte në pozitivitet

Singullar flet për të ndjerin Gjikla: Ka qenë humbje e madhe për hip-hopin, atmosferën negative e shndërronte në pozitivitet

Reperi i njohur Singullar ishte i ftuari i fundit në “Shok Podcast”, për këtë sezon.

Gjatë emisionit, ai ka ndarë përvojat dhe sfidat e tij, duke folur për karrierën e tij të gjatë dhe rikthimin e pritur në skenën muzikore.


Moderatori i podcastit, Fisnik Juniku, e pyeti Singullarin për mungesën që ndien pas humbjes së rap-artistit të ndjerë, Gjikla, një figurë e rëndësishme në karrierën dhe jetën e tij. Gjikla, i cili ka qenë jo vetëm menaxher por edhe një mbështetës i hershëm i tij, u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2022.

Foto: Shok Podcast/YouTube

Me emocion në zë, Singullar rrëfeu marrëdhënien e tij të ngushtë me të ndjerin. “Është humbje jashtëzakonisht e madhe, unë e kam filluar karrierën time me të, e kam pasur menaxher, një prej suportuesve të mi të parë, që më ka shtyrë në çdo mënyrë të mundshme”, tha ai gjatë intervistës. “Ka qenë një njeri jashtëzakonisht pozitiv, edhe e ka ndërruar atmosferën, dhe nëse ka qenë atmosferë negative, kur vinte ai gjithçka shndërrohej në pozitivitet. Mirëpo, humbja është jashtëzakonisht e madhe”.

Ndër të tjera, Singullari foli edhe për projektet e tij të reja dhe planifikimet që ka për të ardhmen, si dhe për ndikimin që ka pasur Gjikla në frymëzimin dhe motivimin e tij për të vazhduar me muzikën.

Ngrohtësia dhe sinqeriteti i tij në kujtimet për Gjiklën kanë prekur thellësisht ndjekësit dhe fansat e muzikës rep, duke u kthyer në një moment prekës të emisionit. /Telegrafi/