LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të djalit futbollist u zhvendos në Portugali, tani Madonna po ankohet se për të “nuk ka jetë”

Për shkak të djalit futbollist u zhvendos në Portugali, tani Madonna po ankohet se për të “nuk ka jetë”

Mbretëresha e Pop-it, Madonna për shkak të birit i cili filloi të luajë në ekipin e futbollit të Benficas, u transferua në Portugali, por duket se kjo zgjedhje nuk po e kënaq.

Mbretëresha e Popit u zhvendos së fundi në kryeqytetin e Portugalisë për të ndihmuar djalin e saj 12-vjeçar, David Bondin të bëhet një yll i futbollit.


Këngëtarja amerikane pranoi se ishte e pamundur të udhëhiqte jetë normale për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të orarit.

“Është e pamundur të planifikoni diçka. Nga ana tjetër, ju mendoni se nuk jeni të ndershëm me fëmijët tuaj dhe me veten”, tha ajo.

Madonna ka vendosur të shkojë në kryeqytetin portugez me Davidin dhe motrat e tij, Mercy James, Stella dhe Ester, pasi djali i saj u transferua në ekipin e të rinjve të Benficas.

“Unë kam qenë e dëshpëruar pasi e la akademinë më të mirë me trajnerët më të mirë, por niveli i futbollit në Amerikë është shumë më i ulët se sa pjesa tjetër e botës. Pashë zhgënjimin sepse e ndjeja se ishte momenti i duhur”, tha ajo për edicionin italian “Vogue”.

Mbretëresha e popit, e cila ka edhe tre fëmijë më të vjetër – vajzën Lourdes (21) dhe djalin Rocco (17), ka pohuar muaj më parë që nuk do të performojë në ndonjë koncert përgjatë vitit 2018 pasi që është e fokusuar në jetën e fëmijëve të tyre jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori