LAJMI I FUNDIT:

Artistët shqiptarë shprehin ngushëllime për humbjen e Adem Demaçit

Artistët shqiptarë shprehin ngushëllime për humbjen e Adem Demaçit

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur ceremonia komemorative për veprimtarin Adem Demaçi, i cili do të varroset sot në orën 12:00.

Demaçi ndërroi jetën ditën e enjte, teksa në shenjë nderimi këto ditë janë kryer homazhe në respekt të veprimtarisë së tij jetësore.


Ngushëllime për humbjen e tij kanë shprehur edhe shumë prej figurave publike, ndër ta artistë të njohur të skenës.

Ceremonia e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi (Video)
Lexo po ashtu Ceremonia e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi (Video)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli është njëra ndër to, e cila ngushëllimin e saj për të ndjerin e shprehur përmes një postimi në InstaStory.

“Lamtumirë baci Adem, ishe sakrificë për popullin”, ka shkruar këngëtarja Behluli në fotografinë e publikuar në InstaStory.

Foto: Shyhrete Behluli/InstaStory

Edhe reperi i njohur Gold AG i ka dedikuar një fotografi dhe një shkrim prekës të ndjerit, në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Zoti të mëshiroftë baca Adem, ti do të mbetesh emër dhe simbol i heroizmit e sakrificës. Zoti të shpërbleftë me Xhenet e inshaAllah na ke bo hallall që s’ta kemi ditë vlerën sa duhet”, janë fjalët e reperit Gold AG për Adem Demaçin.

Një tjetër reperi ka ngelur i pikëlluar nga humbja e veprimtarit Demaçi – ai është reperi Mozzik, i cili gjithashtu nuk nguroi t’i dedikonte një shkrim të ndjerit në InstaStory.

“Pusho në paqe Adem Demaçi’, ka shkruar ai.

Foto: Mozzik/InstaStory

Aktori i njohur kosovar, njëherësh dhe producent, Shkumbin Istrefi, është po ashtu një ndër artistët që ngeli i pikëlluar nga kjo humbje.

Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, ai kishte kujtuar momentin e parë të takimit me Adem Demaçin, teksa kishte pritur në radhë për ta parë.

“Kam qene mjaft i ri kur u lirua Adem Demaci nga burgu per heren e fundit. E mbaj mend deshiren qe kisha per ta pare njeriun i cili sakrifikoi nje pjese te madhe te jetes per ideal. Nuk e kuptoja ate fuqi. Prita ne radhe me shume se nje ore te futesha ne shtepine ku priste e percillte lumin e njerezve qe donin ta vizitonin. E pashe. Ishte shtateshkurter, me syze … ne dukje ishte si gjithe te tjeret. Adem Demaci ishte nder te paret qe me theu mitin se burrat dhe trimat kane ekzistuar me heret dhe te tille nuk ka me. Adem Demaci na beri te ndihemi te forte, dhe na e forcoi motivin per liri.Pusho i qete Adem Demaci”, ka shkruar Shkumbin Istrefi në Facebook.

Përndryshe, Adem Demaçi është kujtuar dhe vlerësuar lartë edhe nga krerët e shtetit, teksa varrimi i të ndjerit bëhet sot (e shtunë), në Prishtinë, ku të pranishëm do të jenë miq, familjarë e shumë figura publike. /Telegrafi/

Foto nga përcjellja për në banesën e fundit të të ndjerit Adem Demaçi

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori